“Kosova, kampion bote për shumë ministra me pak banorë”

Politika

“Kosova, kampion bote për shumë ministra me pak banorë”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 shtator 2017 Në ora: 21:39
Disa nga ministrat e Kosoves

Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të jetë ministri e re në Kosovë gjatë kësaj qeverisje, kjo ministri do të udhëheqet nga ministri Besim Beqaj i cili vjen nga PDK-ja.

Mirëpo, tani  sipas programit qeverisës 2017- 2022 një ministri tjetër do t’i shtohet Kosovës.

Ministria e Zhvillimit Rajonal do të jetë ministria e 22-të në qeverinë e re.

Në këtë program thuhet se kjo ministri do t’i ketë këto departamente: Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal dhe Departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, të cilat më pastaj do të ndahen tre e më shumë sektorë.

Edhe për departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, janë paraqitur propozimet për ndarjen e sektorëve.

Për departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale janë të paraqitura propozimet si në vijim: Sektori për zhvillim dhe mbikqyrje të projekteve, Sektori për bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe Sektori për zhvillim të zonave kodrinore-malore”.

Përmes kësaj Ministrie dhe departamenteve synohen të krijohen kushtet dhe të kryhen aktivitetet për planifikim dhe implementim të programeve të destinuara për zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në regjionet më pak të zhvilluara si dhe arritja e zhvillimit ndërkufitar dhe ndër-rajonal.

Shtimi i një ministrie të re, nga analistët politikë shihet si plotësim i oreksit të ndonjë partie, apo ndonjë aleati.

Analisti politik, Rexhep Shahu ka thënë për “Bota sot” se me një ministri të re të shtuar, Kosova do të shpallet kampione bote për shumë ministra me pak banorë.

Sipas Shahut, nëse shtohet numri i ministrave e zëvendësministrave domethënë se zvogëlohet numri i të papunëve në Kosovë.

Image
Rexhep Shahu

“Nëse shtohet ndonjë  ministri e tillë do të thotë se ka mbetur ende ndonjë deputet pa protofol ministri se kështu siç e kemi nise , do të kemi me shumë ministra se sa deputetë  dhe do të shpallemi me patjetër kampion bote për shumë ministra për pak banorë. Nuk ka nevojë tjetër vetëm për të plotësuar oreksin e ndonjë partie,  ndonjë aleati,  pra për të realizuar ndonjë pazar politik. Nëse shtohet numri i ministrave e zëvendësministrave do të thotë  se zvogëlohet numri i të papunëve në Kosovë dhe kjo është arritje e madhe”, ka pohuar Shahu.

Numri i madh i ministrive ishte kritikuar gjithnjë nga AAK-ja, parti kjo nga e cila vjen Kryeministri i Kosovës, mirëpo gjatë qeverisjes së tij ai ka shtuar ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat