Enver Hoxhaj për "WZ": Krijimi i ushtrisë është parashikuar edhe me planin e Ahtisarit, nuk ka pajtim pa njohje nga Serbia

Politika

Enver Hoxhaj për "WZ": Krijimi i ushtrisë është parashikuar edhe me planin e Ahtisarit, nuk ka pajtim pa njohje nga Serbia

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 shtator 2017 Në ora: 19:16
Enver Hoxhaj

Zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë për të përditshmen austriake “Wiener Zeitung”. Ai shpreson në liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne nuk kemi pasur fat, pasi për liberalizimin e vizave Kosovës i është kërkuar dyherë më shumë standarde sesa Serbisë, Maqedonisë ose Shqipërisë. Këto vende përmbushën 45, 50 kritere, ndërsa te ne kjo shifër është 96. Megjithatë ky është fakt dhe ne duhet ti përmbushim detyrat. Prej gjithë atyre ne nuk plotësuam njërin prej tyre,” tha Hoxhaj, i cili paralajmëroi se demarkacioni do bisedohet në parlament gjatë janarit dhe shkurtit, ndërsa ratifikimi do vijë në mars të vitit të ardhshëm.

I pyetur nëse opozita do përdorte gazlotsjellës në parlament, ai përgjigjet:

“Ne duhet të krijojmë një situatë kur opozita është gjithmonë e gatshme, të mbështesë qeverinë kur bëhet fjalë për tema të caktuara kombëtare,” vijoi zv.kryeministri duke shtuar se me Malin e Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera, përcjell botasot.info.

Kritika për Europën

Në vijim ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj kritikon Europën që nuk ka bërë aq punë për të ndryshuar kahjen e pesë vendeve që nuk kanë njohur Kosovën: Qipron, Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Greqinë. “Ne kemi nevojë për vëmendje dhe mbështetje politike dhe financuare nga BE -pasi jemi shteti më i ri i Europës.”

Hoxhaj shpreson në anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe kjo do vijë nga dialogu që ka përmirësuar ndjeshëm raportet mes Kosovës dhe Serbisë. “Por këtë dialog duhet ta çojmë në fazën përfundimtare, që na mundëson të anëtarësohemi në OKB. Nëse Serbia nuk do ishte kundër, atëherë as Rusia s’do kishte të drejtë morale të bllokonte kërkesën e Kosovës.”

Faza përfundimtare sipas Hoxhaj është njohja e ndërsjelltë mes dy shteteve, fitimi i një ulëse në OKB për Prishtinën dhe në fund një proces pajtimi mes dy shoqërive. “Por do ishte naive të mendohej që pajtimi do vinte përpara njohjes së ndërsjelltë.”

Në fund Hoxhaj pa falenderuar presidentit Aleksandër Vucic për letrën e hapur drejtuar publikut serb, që i kërkonte më shumë realizëm në çështjen e Kosovës dhe se gjatë vitit të ardhshëm do ketë kthesë në dialogun mes dy shteteve.

“Në 2018 kjo qeveri duhet t’u jap fund proceseve: ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, dialogun me Serbinë dhe rrugës europiane të vendit. Në fokus është edhe krijimi i ushtrisë - kthimi i forcave të tanishme të sigurisë në forca të armatosura. Kjo e fundit shihet edhe në planin e Marti Ahtisaarit.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat