Kush janë gjyqtarët serb që u rekrutuan?

Politika

Kush janë gjyqtarët serb që u rekrutuan?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 shtator 2017 Në ora: 09:30
Gjykata në Mitrovicë

Marrëveshja e Brukselit për Drejtësi, e cila parasheh që krahas Policisë dhe Prokurorisë, edhe gjyqtarët të fillojnë punën e tyre në gjykatat në veri të vendit, që qytetarët e Kosovës pa dallim, të kenë qasje në sistemin e drejtësisë sipas ligjeve dhe rendit juridik të Republikës së Kosovës, shihet me skeptikicizëm.

Kjo për shkak të kaluarës që gjykatësve dhe prokurorëve që janë në proces të integrimit. Në anën tjetër, mbetet të shihet nëse procesi i verifikimit, rekrutimit  të gjykatëseve dhe prokurorëve serb është bëre në bazë të ligjit dhe procedurave të përcaktuara.

Image
Abelard Tahiri

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjete sociale, ka thënë se krahas policëve dhe prokurorëve, shumë shpejt do të fillojnë punën e tyre edhe gjyqtarët në gjykatat e veriut të vendit. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Një prej sfidave më të mëdha pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte shtrirja e sovranitetit dhe integrimi në kuptimin e plotë të fjalës, veçmas në veri të vendit. Është punuar shumë në këtë drejtim, po aq sa është punuar shumë që shoqëria shumetnike e Kosovës të ndërtojë një konsensus për të ecur bashkërisht përpara. Sot, situata po ndryshon konkretisht. Shumë shpejt do të zbatohet Marrëveshja e Brukselit për Drejtësi, që krahas Policisë dhe Prokurorisë, edhe gjyqtarët të fillojnë punën e tyre në gjykatat në veri të vendit, që qytetarët e Kosovës pa dallim, të kenë qasje në sistemin e drejtësisë sipas ligjeve dhe rendit juridik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit Tahiri, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është hap shumë i rëndësishëm që shkëputë përfundimisht çdo ndikim të jashtëm në sistemin juridik të vendit dhe si i tillë, është lajm i madh për institucionet, qytetarët dhe të ardhmen drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Tani e tutje, qytetarët e Kosovës brenda tërësisë territoriale të saj, do të ballafaqohen me një sistem unik të drejtësisë të bazuar në një Kushtetutë të vetme, Kushtetutën e Republikës së Kosovës” (sic.), ka shkruar ai.

Image
Ehat Miftaraj

Ligji duhet të zbatohet në praktikë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për “Bota sot” se këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës të ndihmuar nga Bashkimi Evropian kanë kryer procesin e verifikimit, rekrutimit dhe propozimit për emërim të gjykatësve dhe prokurorëve serb.

“Korniza ligjore në Kosovë po edhe marrëveshja e Brukselit për Drejtësi ka përcaktuar kritere dhe indikatorë të mjaftueshëm për të verifikuar të kaluarën e të gjithë kandidatëve për gjykatës dhe prokurore” ka thënë Miftaraj.

Sipas tij, praktika do të dëshmoj nëse ky proces është kryer në bazë të ligjit dhe procedurave të përcaktuara nga vet Këshillet. 

“Sidoqoftë, korniza ligjore në Kosove lidhur me disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve mund të jetë mekanizëm efikas për të disiplinuar apo edhe propozuar shkarkimin e tyre në çdo rast kur prokurorët dhe gjykatësit serb kane vepruar apo veprojnë në kundërshtim me kodin e etikes dhe sjelljes profesionale.  Tërë kjo varet se sa Kosova do të sigurohet që të zbatohet ligji në praktikë” ka përfunduar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Image
Nuredin Ibishi

Edhe Nuredin Ibishi njohës i çështjeve të drejtësisë dhe ish deputet i LDK-së ka thënë se kryesore do të jetë zbatimi në praktikë i marrëveshjes se arritur për prokuror dhe gjyqtarë në veri të vendit.

“Kjo ka qenë edhe me herët si iniciativë dhe jo vetëm e ministrit Tahiri, ka qenë edhe me herët në bisedime dhe marrëveshja në Bruksel dhe kane qenë kërkesa dhe janë realizuar disa të arritura dhe tash pritet vetëm zbatimi në praktikë i asaj çka është arritur. E di që vërejtje kanë pasur vetëm këto pakicat tjera që nuk janë përfshirë, për shkak të mos përfaqësimit të denjë nga pakicat tjera dhe jo vetëm serbë. Krejt kjo çështje është se  ka pas një konsensus apo një miratim të përgjithshëm, dhe tash është vetëm aspekti i zbatimit sepse është një marrëveshje e mëhershme. Nuk mendoj që është problematike edhe shumë, problem është veprimi i strukturave kriminale në veri, dhe unë mendoj se zbatimi është i mundshëm, dhe besoj se do të behet” ka thëne Ibishi.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi: Duhet të suspendohet KPK dhe KGJK

Mirëpo, Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike në vend nuk e beson se verifikimi i prokurorëve dhe gjyqtareve është bërë në nivel të pritshëm.

“Vetë fakti se kemi krim dhe korrupsion dhe vepra të tjera, është fakt për paaftësinë e tyre. Mund të thirret çdo kush në ndonjë element që nuk ka përgjegjësi subjektive, duke menduar se kështu u krye, por faktet flasin për një pune jo profesionale dhe të mbështetur në ligj të këtyre dy kategorive. Prokuroret më paaftësinë e tyre në përgatitjen dhe gjyqtaret ne gjykimin e drejtë dhe juridikisht të ligjshëm. Kam mendim se kryeministri duhet të suspendoi urgjentisht Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, sepse këto dy mekanizma bartin përgjegjësi për dështimet në sistemin juridik” ka thënë ai.

Sipas Kelmendit pa ndërrimin e tyre dhe plotësimin e tyre më  njerëz profesional dhe moralisht të ndershëm kurrë nuk do të Kosova shërim.

Image
Haki Abazi

E njohësi i çështjeve politike Haki Abazi ka thënë se të gjitha marrëveshjet që kanë dal nga dialogu me Serbinë janë marrëveshje më bisht dhe asgjë nuk të bëjnë më realitetin.

“Mitrovica e Veriut dhe veriu në përgjithësi  nuk kanë qene më pak te integruara se që janë sot. Në letër ato mund të quhen marrëveshje për integrim por në praktikë janë marrëveshje të konsolidimit dhe insitutcinalizmit të kontrollit nga Beogradi më pagesa te taksave te qytetareve shqiptar”, ka theksuar Abazi.

Marrëveshje anti-evropiane

Përveç mosverifikimit të gjyqtarëve, sipas tij, edhe marrëveshja që komandanti i policisë të jetë serb është marrëveshje anti-evropiane dhe antikushtetuese ku sigurohet barazia e të gjithëve pavarësisht përkatësisë etnike fetare etj.

“Nuk pres zbatim të asnjë marrëveshjeje përveç se sabotim të plotë të shtetësisë se Kosovës të paguar nga vet buxheti i shtetit. Dhe kjo si rezultat është i turpshëm dhe naiv dhe tregon se sa te papjekur dhe naiv kanë qenë negociatoret nga Kosova duke e futur shtetin në obligime kundrejt një partneri në anën tjetër që ka tentuar të bëje gjenocid në Kosovë dhe sot vazhdon ta sabotojë dhe pengojë subjektivitetin ndërkombëtare të saj” ka thënë për “Bota sot” Haki Abazi.

Image
Arsim Haziri

E sipas analistit politik Arsim Hazirit nj? marrëveshje e till?, siç mendohet nga ministri aktual i drejt?sis?, mund t? ndikoj n? stabilizimin e sistemit juridik n? t?rsi.

“Abelard Tahiri, dikur këshilltar i Hashim Thaçit, njeriut i cili ka degraduar n? t?rsi sistemin, tashm? po mendohet se t? nj?jtit ti besohet rigjenerimi i sistemit m? kapital t? shtetit. Kjo ?sht? defekt logjik, n?se mendohet ashtu. Kosova, p?rkat?sisht sistemi i drejt?sis? mund t? p?soj reformim t? suksesh?m dhe premtues vet?m n?se udh?heq?si i k?tij dikasteri ?sht? i past?r moralisht, i d?shmuar dhe suksessh?m profesionalisht, përfundimisht i pranuar p?r pozit?n drejtuese. Pra, un? mbetem pesimist se nj? marr?veshje e till? mund t? ndikoj n? evitimin e padrejt?sive sa i p?rket sistemit t? drejt?sis?. Gjykat?sit p?r t? iu besuar profesionaliteti ashtu edhe puna q? mund t? tregojn? ka qen? e rrug?s t? iu n?nshtrohen nj? testimi t? detalt, n? m?nyr? q? t? kuptohet biografia e tyre” ka thenë Haziri.

Ndryshe, gazeta nuk ka marr përgjigje nga Qeveria dhe as nga Ministria e Drejtësisë, sa i përket procesit të verifikimit të gjyqtarëve serb. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat