“Shuplaka e BE –së ndaj qeverisë Haradinaj”

Politika

“Shuplaka e BE –së ndaj qeverisë Haradinaj”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 shtator 2017 Në ora: 17:28
Qeveria PANA-Lista serbe

Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar kishte propozuar që Kosovës t’i hiqen vizat. Megjithatë vendimi për heqjen e vizave nuk është marr ende. Kjo, për faktin se Kosova ende nuk ka arritur ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit më Malin e Zi.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Bashkimi Evropian është duke i hyrë në hak Kosovës, pasi sipas tyre, është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të ngelin akoma të izoluar për një çështje  e cila ka zgjidhje.

Ata kanë vlerësuar se Kosova, respektivisht qeveria Haradinaj duhet të pranoj dështimin e saj, sepse dihet tashmë se çështja e demarkacionit është e mbyllur jo vetëm për Malin e Zi por edhe për BE dhe SHBA.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat