Vazhdon enigma e vrasjeve politike në Kosovë

Politika

Vazhdon enigma e vrasjeve politike në Kosovë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 tetor 2017 Në ora: 09:38
Disa nga viktimat e vrasjeve politike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duket se edhe këtë mandat në Kuvendin e Kosovës do të hesht në raport më vrasjet e anëtarëve të saj, ani pse tash është në opozitë. Fjalimet e emocionuese e shpesh edhe rrëqethëse nga zyrtaret e LDK-së për vrasjet politike duket se po bëhen vetëm gjatë fushatave elektorale, derisa po shihet një hezitim i tyre sa i përket formimit të  një komisioni hetimor për këto vrasje. Në raport me vrasjet politike të ish anëtareve të LDK-së po vazhdon të ngris zërin Lëvizja Vetëvendosje.

Ky subjekt politik, gjithmonë gjen mënyrat dhe debatet që akuzat ti hedh në drejtim të Kadri Veselit si ish shef i Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).

Në anën tjetër, deputetët e LDK-së nuk kanë dashur të japin asnjë prononcim në lidhje më idenë se a mund të pritet që LDK të kërkoj formimin e një komisioni hetimor për vrasjet e pasluftës, derisa deputetët nga vetëvendosja këtë po e thonë vazhdimisht dhe në mënyrë shumë të hapur.

Deputetja nga vetëvendosje Albulena Haxhiu në një debat televiziv ka folur pikërisht për vrasjet e aktivistëve të LDK-së . Ajo ka thënë se është Kadri Veseli ai i cili akuzohet për këto vrasje. Haxhiu i është drejtuar deputetes nga PDK-ja Blerta deliu me këto fjalë.

Image
Albulena Haxhiu

Veseli akuzohet për vrasjet e aktivisteve të LDK-së

“Besoj edhe ju pajtoheni me mua se ne krye te Kuvendit qëndron Kadri Veseli  është një njeri që akuzohet për krimet e pasluftës. Kadri Veseli si shef i SHIK-ut akuzohet për vrasjet e aktivisteve të LDK-së dhe tash ata e ke kryetar Kuvendi” ka thënë Haxhiu.

Ndryshe në një intervistë për Bota sot” ditë më parë deputeti i LDK-së Anton Quni pati deklaruar se moszbulimi i vrasjeve me motive politike është tregues i pazotësisë, duke thënë se mund të jenë të implikuara shërbimet dhe formacionet antikombëtare me qëllim të sabotimit të luftës për çlirimin e Kosovës

Image
Anton Quni

“Heshtja për dy dekada e organeve të autorizuara në rastin e vrasjeve me motive politike është tregues i pazotësisë, si në Kosove ashtu edhe në Shqipëri. Mendoj që kjo bëhet edhe më e theksuar kur kemi të bëjmë me hetimin e rasteve në të cilat mendohet të jenë të implikuara shërbimet dhe formacionet antikombëtare me qëllim të sabotimit të luftës për çlirimin e Kosovës dhe shtetësisë së saj. Është tejet shqetësues dhe dekurajues fakti se si këto autoritete nuk kane guximin te zbardhin te gjitha prapavijat; që nga urdhër-dhënia deri tek ekzekutimi më tërë mekanizmin mbështes” ka thenë Quni.

Sipas tij, si shoqëri në tërësi nuk po arrijmë të përmbushim obligimin ligjor e moral për të punuar pa ndalë në zbardhjen e vrasjeve politike. Si shoqëri do të duhej të angazhohemi shumë më shumë për të kërkuar zbardhjen e këtyre vrasjeve, marrë parasysh që kemi të bëjmë me vrasjen e personaliteteve angazhimi i të cilëve lidhej drejtpërdrejt me të ardhmen e shqiptarëve të Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Image
Haki Abazi

E njohësi i çështjeve politike në vend Haki Abazi, ka thënë se vrasjet e gjatë dhe pas luftës nuk duhet të bëhën përgjegjësi e asnjë partie politike sepse janë përgjegjësi e të gjithëve.

“Ka një sërë tentimesh që vrasjet e gjatë dhe pasluftës të behën përgjegjësi e një partie politike. Kjo përgjegjësi është e të gjithëve, ata që janë vrarë nuk janë vrarë duke qenë se kanë besuar vetëm në LDK, ata LDK-në e kanë parë platformë qytetare për të arritur qëllimin e lirisë dhe pavarësisë se vendit duke ndërtuar shtet në interes të qytetareve kundër okupimit. Kjo nuk e amniston askënd në kërkesën për drejtësi e as LDK e tanishme por jo në mënyrë ekskulzive. Të gjithë kanë qenë LDK. Nuk ka pasur asnjë përveç një numri shumë të vogël që nuk kanë qenë në LDK dhe nëse këta njerëz janë vrare në kohen kur LDK ka qenë lëvizje dhe organizim gjithë popullor dhe i vetëm atëherë është obligim moral e përgjegjësi për të gjithë që të kërkojmë drejtësi për vrasjen e tyre” ka thënë ai.

Përgjegjësia për vrasje i bie organeve të drejtësisë

Sipas Abazit Problemi është i madh me drejtësinë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

“Vrasësit e Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes dhe vrasësit urdhëruesit e Remzi Hoxhes mund të mos jenë të njëjtë por përgjegjësia për vrasje i bie edhe organeve të drejtësisë për të zbardhur se kush i ka bërë këto vrasje. Derisa nuk ka vullnet politik dhe krimi mbrohet nga organet e shtetit ato i benë bashkëfajtore dhe bashkëpunues në krim. Këtu është krijuar përshtypja që kjo gjë  është rendë për tu zgjidh edhe vërtetë mund të jetë por mos harroni që krimi kur nuk vjetrohet dhe pa u zbuluar këto vrasje asnjëherë nuk kemi me pasë mundësinë më folë për shtet se drejtës dhe shtet ligjor e për besim të njerëzve në gjyqësi e prokurori”, ka potencuar Abazi.

Image
Mentor Tahiri

Ndërklaq, politiologu Mentor Tahiri ka thënë se opinioni publik pret që LDK të jetë më e zëshme në ngritjen e një debati publik. Ky debat sigurisht që nuk mund të implikojë ndonjë ndërhyrje në Drejtësi, por do të jetë formë e sensibilizimit të qarqeve vendimmarrëse vendore dhe ndërkombëtare, për të mos toleruar “fjetjen” e organeve të drejtësisë.

“Fatkeqësisht, deri më tani politika kosovare ka dështuar që vrasjeve politike të pasluftës t’u jap vëmendjen e duhur, kurse kjo ka reflektuar tek organet kompetente. Por nuk duhet harruar faktin se edhe brenda vetë LDK-së deri tani duket se dominuese kanë qenë qarqe të cilat nuk kanë pasur interesim për t’i vënë para drejtësisë fajtorët. E gjitha kjo është bërë ngase rëndonte koalicionet me spektrin politik “të luftës” ka thënë mentor Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat