Akuzat e Thaçit, flet avokati: Gjykata Speciale mund të dështojë

Politika

Akuzat e Thaçit, flet avokati: Gjykata Speciale mund të dështojë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 9 tetor 2017 Në ora: 22:38
Selia e Gjykatës Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli sot për Gjykatën Speciale, ku tha se ajo ka ardhur si nevojë politike e ndërkombëtarëve dhe se nuk do të sjellë drejtësi të plotë në Kosovë.

“Si presidenti vendit, jam i përkushtuar për të vërtetën dhe pajtimin. Por, Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi, në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë. Shtrohet pyetja, a do ta nxjerrë të vërtetën dhe a do të sjellë pajtim ndëretnik kjo Gjykatë. Të dhënat tuaja flasin se shqiptarët sa më tepër dhe sa më saktë që po informohen, pakënaqësia e tyre po rritet. Ndërkaq, serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi”, u shpreh ai.

Derisa presidenti tha se kjo Gjykatë u formua nga imponimi i ndërkombëtarëve, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell lëshoi sallën ku po mbahet debati.

Image
Adrian Gjoshi

Lidhur me drejtësinë që mund të sjell Gjykata Speciale, avokati Adrian Gjoshi mendon se ajo mund të dështojë.

“Nëse Gjykata Speciale nuk e heton, gjykon dhe dënon kampanjën makabre serbe ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe nëse kjo gjykatë nuk i mbron në mënyrë efektive dëshmitarët, atëherë kjo gjykatë do të dështojë. Për mendimin tim, edhe kjo gjykatë nuk do të sjell drejtësi dhe administrim të plotë drejtësisë”, ka deklaruar ai për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket largimit të ambasadorit nga salla kur presidenti po fliste për këtë çështje, Gjoshi shprehet: “Ishte veprim demonstrativ i tij ndaj deklaratave të Thaçit, i cili ka kohë që jep deklarata të ashpra dhe kritikues ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

Ndryshe, Gjykata Speciale ende nuk ka filluar me aktakuzat e para, por që tashmë është tërësisht funksionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat