Vrasësit e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut ishin në SHIK, t`i hetojë Gjykata Speciale

Politika

Vrasësit e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut ishin në SHIK, t`i hetojë Gjykata Speciale

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 18 tetor 2017 Në ora: 18:42
Besim Dajaku e Bekim Kastrati

16 vite më parë në një atentat të organizuar kanë mbetur të vdekur Bekim Kastrati, gazetar i gazetës “Bota Sot” dhe  Besim Dajaku, pjesëtar i sigurisë së Presidentit Rugova. Në këtë atentat po ashtu ka mbetur i plagosur edhe ish deputeti, Gani Geci.

Të kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, Prokuroria nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse është duke u hetuar apo ka informacione të reja në këtë rast.

Kohë më parë, Misioni për sundim të ligjit, EULEX kishte bërë të ditur se Agron Sylejmani, ishte personi i identifikuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001, ku mbetën të vdekur ish Gazetari i gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati, ish-truproja i Presidentit Rugova, Besim Dajaku si dhe mbeti i plagosur ish deputeti Gani Geci.  Sipas prokurorisë së EULEX-it , Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin.

Ky person, ishte vrarë në vitin 2004 nga Policia e Kosovës, në një shkëmbim me armë zjarri me policinë, me ç`rast kishte mbetur i vrarë edhe një policë të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat