Vetëvendosje dhe LDK me plan për fundosjen e Kadri Veselit

Politika

Vetëvendosje dhe LDK me plan për fundosjen e Kadri Veselit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 tetor 2017 Në ora: 07:50
Kadri Veseli

Hetimi i ish Shërbimit Informativ të Kosovës, po konsiderohet shumë i nevojshëm. Kjo po synohet të arrihet me anë të një komisioni hetimor. Vetëvendosje është shprehur e gatshme që ketë çështje ta qojë përpara, por i duhen nënshkrime edhe nga deputetet e LDK-së.

Sa herë që përmendet SHIK-u në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Kuvendit dhe ish Shefi i SHIK-ut Kadri Veseli “shpërthen”, në deklarata fyese, ndaj deputeteve të Kuvendit.

Në anën tjetër, po konsiderohet shumë i nevojshëm formimi i komisionit hetimor për SHIK-un, derisa vetëvendosje është shprehur e gatshme  shprehur e gatshme që ketë ta qoj përpara por se i duhen nënshkrime nga deputetet e LDK-së.

Në seancën e Kuvendit e cila u mbajt pas një kohe të gjatë pauze, çështja e veteranëve të luftës ka nxitur një përplasje në mes të deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Debati në Kuvend

Abdixhiku ka akuzuar Veselin, por edhe presidentin Hashim Thaçi se kanë fut veteranë të rrejshëm në lista për vota.

Kërkesës së Veselit iu përgjigj pozitivisht Abdixhiku duke i thënë se emrat që kanë fry listat e veteranëve janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Por përplasja në mes të dyve nuk është ndalur. Ishte Abdixhiku ai që ia ka kthyer Veselit. Ai ia përmendi atij të qenurit shef i SHIK-ut dhe se njerëzit e kësaj organizate kriminale janë dënuar me shumë vite burgim.

“Pa zbardhjen e aktiviteteve të SHIK-ut, nuk mund të ndodhë ç’kapja e shtetit”

Image
Lumir Abdixhiku

Në lidhje më deklaratat e tilla nga Kadri Veseli dhe punën e SHIK-ut, shërbimit që ishte udhëhequr nga vetë Kadri Veseli e që kanë qenë aktiv për një kohë, deputeti nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku në një intervistë për “Bota sot ka thënë se SHIK-u është organizatë e përfshirë në aktivitete kriminale.

“Unë besoj se SHIK është organizatë e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e shtetin dhe në aktivitete kriminale gjatë gjithë kohës së pasluftës. Unë gjithashtu besoj se pa zbardhjen e aktiviteteve të SHIK-ut, nuk mund të ndodhë ç’kapja e shtetit. Dhe në këtë mision, secili patriot e ka për obligim të ngre zërin e të angazhohet pa kalkulime politike. Këtë do ta bëjmë” ka thënë ai.

Kurse deputeti nga Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se do ta gjejë mundësinë që ketë t'ia them në Kuvend Kadri Veselit për gjuhen që ai po përdor.

Image
Rexhep Selimi

“Unë e kam për detyrë që si deputet i atij Kuvendi ta ngre ketë çështje në Kuvend dhe aty ta bisedojme edhe njëherë shumë seriozisht degradimin e fjalorit duke filluar nga kryesuesi i seancave e deri të deputet të caktuar që kur flasin duhet të largohen fëmijët nga ekrani. Ata më paaftësinë e tyre edhe intelektuale kane ngelur të izoluar në banalitetin e tyre që e shpërfaqin qoftë në karrigen e kryesuesit apo edhe në foltoren e kuvendit e deri edhe nëpër ambiente tjera të institucioneve” ka thënë Selimi.

Kurse në pyetjen se a pritet që se shpejti të kërkohet edhe krijimi i një komisioni hetimor për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) dhe veprimtarinë e këtij që shërbimi që dyshohet të jetë kriminale, Selimi ka thënë “Asnjëherë s'kemi hequr dorë nga ajo kërkesë dhe nga ajo iniciative. Por LDK-ja po ngurron, nuk po i jep nënshkrimet. Kurdo që i japin ne jemi gati” ka përfunduar Rexhep Selimi nga Vetëvendosje.

Hetimi për SHIK-un i nevojshëm

Kurse sipas njohësit të çështjeve politike Dashnim Ismajli ka thënë se gjuha denigruese përmes fyerjeve personale në rend të parë nuk i kontribuon demokracisë dhe nuk përkon me gjuhen parlamentare.

Image
Dashnim Ismajli

Sipas tij, kjo tregon qartë se ne udhëhiqemi nga një politikë e inateve dhe injorancës që në momente të caktuara etiketojmë njëri-tjetrin duke hamendur edhe opinion publik me deklarime të pa matura dhe aspak profesionale.

“Mendoj se kjo gjuhë nuk duhet të zë vend në tempullin e demokracisë, dhe personat që lëshohen në këto lloj debatesh duhet të marrin përngjashmërinë e tyre politike, për arsye se kjo gjuhë e shfrenuar konsideroj së është pikërisht edhe indikatori kryesor i rënies së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve politike. Mendoj se ky lloj debati që po zhvillohet vie si rezultat i zgjedhjeve të fundit dhe përmes këtyre fyerjeve parlamentaret partitë politike po tentojnë të rikthejnë përparjet në shoqëri sikur në kohën e hershme të pas-luftës. Mendoj se PDK po kalon në një krizë të brendshme partiake, gjë që e tregojnë edhe dy zgjedhjet e fundit të këtij viti, dhe këtë krizë politike të saj po tenton ta transmetoj përmes konflikteve verbale në parlament dhe duke nxitur debate të konsumuara” ka thënë Ismajli.

Sipas tij këto polemika janë të konsumuara, dhe mendoj se një subjekt politik që do thirrej në kontributet e luftës së Kosovës 17 vite pas, nuk i bënë nderë as luftës, as shoqërisë  dhe as subjektit politik që ata Individë përfaqësojnë.

“Mendoj se është përgjegjësi e prokurorisë për të hetuar çfarëdo lloj akuze që bëhet, edhe nëse ajo do vinte nga përfaqësuesit e legjislativit. Megjithatë kjo kacafytje politike mund të interpretohet edhe si frik e pozitës ndaj opozitës së mirë organizuar në parlament dhe gjithashtu zhvillimet e fundit në Kuvend tregojnë se zgjedhjet nacionale mund të jenë në prag të muajve të ardhshëm”, ka përfunduar Ismaili.

Mehmeti: Nuk besoj e Veseli është i gatshëm që të hetohet SHIK-u

Image
Faton Mehmeti

E analisti politik Faton Mehmeti është krejt e natyrshme që njeriun kur ta "prekesh" tek e vërteta e hidhur për të, instinktivisht reagon. “Prandaj, s’ka dyshim se SHIK-u është e vërtetë e hidhur e jetës se Kadri Veselit hijet e së cilët do e ndjekin pas gjithmonë.

Nuk është etike aspak që një kryetar Kuvendi të quaj dike “rrenc” apo mashtrues dhe me e renda se janë me " mendje e zemër me serbët ". Nuk besoj e Veseli është i gatshëm që të hetohet SHIK-u, e kaluara e saj  kriminale dhe krejt në fund të dal e vërteta në shesh. Pikërisht kjo e fundit e mundon shumë Kadri Veselin, sepse e vërteta do e fundos përfundimisht . Veseli ka venë maskë pro e cila çdo ditë po i griset derisa një ditë fytyra e djallit do i dal në pah. Kosova nuk guxon të udhëhiqet nga njerëz të tillë, Kosova ka nevojë për të vërteten dhe për njerëz të ndershëm” ka thënë Mehmeti.

E njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se gjuha fyese dhe akuzat ne Kuvend nuk i shërbejnë qëllimit juridiko-politik të vete saj.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kuvendi është vend i dal nga populli. Aty kërkohen të shqyrtohen temat pa akuzime dhe vlerësime politike, deri edhe kriminale, duke mos e përjashtuar edhe  ofendimet individuale. Një gjendje e tillë vjen  nga mungesa e Ligjit për Deputetet, më të cilin do të sanksionoheshin të gjitha çështjet, deri edhe të masat juridike ndaj deputeteve. Pa masa ndëshkuese  ndaj deputeteve është shumë vështirë të ndalen dukurit negative. Vetëm me mjete ligjore arrihet qëllimi i disiplinimit të deputeteve” ka thënë Kelmendi.

Kujtojmë se vet Kadri Veseli është shprehur vazhdimisht pro hetimit të SHIK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat