Haradinaj “rehabiliton” të dështuarit

Politika

Haradinaj “rehabiliton” të dështuarit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 2 nëntor 2017 Në ora: 20:35
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Gashi

Dy ish kandidatë për kryetarë komune në zgjedhjet lokale nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë emëruar së fundmi zëvendësministra në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Bëhet fjalë për Faruk Nurën, i cili ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Vitisë në zgjedhjet lokale dhe që tani është emëruar zëvendësministër në Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe për Fatmir Gashin që ishte kandidat për kryetar të Pejës, që tani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave. Për këtë, gazeta ka pyetur në Zyrën për Komunikim të Kryeministrit, se pse janë emëruar pikërisht këta persona, mirëpo nuk janë përgjigjur. Një gjë e tillë është kritikuar nga analistët, të cilët thonë se kryeministri i ka ‘rehatuar’ ata në Qeveri, pas dështimit që kanë pasur.

Kelmendi: Nuk është qeverisje por sundim në kohë demokracie

Profesori Jeton Kelmendi thotë se kjo qeveri është vetëm për t’i përmbushur apetitet e saj, duke punësuar njerëz të dështuar, që kjo gjë sipas tij është shëmti e kryeministrit. “Mendoj se kjo mënyrë e zhvatjes së pushtetit nga kreu i qeverisë, nga të gjithë në njëfarë mënyre, por me theks të veçantë kreu i qeverisë Ramush Haradinaj, është mënyra më e shpejtuar, se si riciklojnë njerëzit e dështuar. Vetë fakti se në kabinetin e tij Ramush Haradinaj ka rreth 18 këshilltarë, tregon se kjo qeveri është për të përmbushur apetite të njerëzve, që të futen njerëz në punë. Së fundmi edhe emërimi i zëvendësministrave, njerëz  që kanë dështuar në politikë. Mendoj se është një mënyrë, një vazhdë e shëmtisë së që kryeministri Haradinaj po luan me popullin e Kosovës. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat