Kush do ta udhëheqë ekipin e Kosovës në bisedimet në Bruksel?

Politika

Kush do ta udhëheqë ekipin e Kosovës në bisedimet në Bruksel?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 nëntor 2017 Në ora: 22:00
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Së shpejti pritet që të fillojë faza e tretë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por ende nuk është vendosur se kush do të jetë udhëheqësi i Kosovës në bisedimet në Bruksel.

Gjatë mbledhjes së kryetarëve të komisioneve parlamentare është kërkuar që të nxjerrët një rezolute të re nga Kuvendi i Kosovës, në të cilën do të qartësohej pozicioni i presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë proces.

Analisti Islam Krasniqi e ka parë të nevojshme një rezolutë të tillë dhe ka theksuar se një ajo duhet të respektohet nga institucionet e vendore.

Image
Islam Krasniqi

“Është shumë e drejt dhe e nevojshme që të nxjerrët një rezolutë e re nga Parlamenti i Kosovës, lidhur me bisedimet me Serbin, rezolutë e cila do të respektohet nga institucionet e republikës së Kosovës, e jo sikur ato rezolutat që i ratifikoheshin Kuvendi, e për qeverinë kishin vlerë zero”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, ai ka shtuar se kjo rezolutë duhet që të përcaktonte se kush do t`i udhëheqë bisedimet në Bruksel.

“Fazës së re të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet t`i pri një rezolutë e cila do ti përcaktonte pozicionet e liderëve tanë, së kush do ti udhëheq bisedimet në Bruksel, e të vendos Presidenti ashtu si do ai, për ta fuqizuar vetën në kurriz të vendit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, vendi ka ngecur në dialogun e Brukselit dhe se qytetarëve ju kanë mbyllur rrugët në aspekti  ndërkombëtar

“Republika e Kosovës vetëm ka stagnua në dialogun e Brukselit, ku qytetarëve të Kosovës vetëm ju kanë mbyllur rrugët në aspekti  ndërkombëtar, dhe janë shumëfishuar komuna serbe brenda Republikës së Kosovës,  ku akoma po i vuajmë veprimet e tij, siç është Demarkacioni dhe Asociacioni!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat