“Ligji për gjuhën në Maqedoni është poshtërim i gjuhës”

Politika

“Ligji për gjuhën në Maqedoni është poshtërim i gjuhës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 nëntor 2017 Në ora: 21:18
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Nijazi Muhamedi, e konsideron si poshtërim të dinjitetit të gjuhës shqipe ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni.

Në një prononcim për gazetës “Bota sot”, Muhamedi ka thënë se ky ligj tash tejshkruan mohimin kushtetues që i është bërë gjuhës shqipe përmes mohimit të glossonimit(emrit të gjuhës), duke e kthyer emrin e saj në emër përqindjeje numerike që, në fakt,është një emërtim racist dhe me këtë nënkuptohet edhe mohimi i ekzistencës dhe i identitetit kombëtar i popullit që e flet, pra, i shqiptarëve.

Image
Nijazi Muhamedi

“Ky është një Ligj-poshtërim i dinjitetit të gjuhës shqipe dhe i folësve të saj,pra shqiptarëve,sikurse na mëson edhe Karta Universale e të drejtave gjuhësore, sipas së cilës çdo mohim i dinjitetit të një gjuhë është njëkohësisht edhe mohim i popullit që e flet atë gjuhë. Ndërkaq, ky ligj tash tejshkruan mohimin kushtetues që i është bërë gjuhës shqipe përmes mohimit të glossonimit(emrit të gjuhës),duke e kthyer emrin e saj në emër përqindjeje numerike që, në fakt,është një emertim racist dhe me këtë nënkuptohet edhe mohimi i ekzistencës dhe i identitetit kombëtar i popullit që e flet,pra, i shqiptarëve. Ky ligj-poshtërim i gjuhës,me këtë version të përgatitur nga "ekspertet" maqedonas dhe i "mbrojtur"symbyllazi nga "përfaqësuesit shqipfolës", duke e konvertuar statusin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni në status të gjuhës minoritare të njëjtësuar me statusin e gjuhës rome,etj, e bën  jolegjitime barabarësinë juridike të shqipes me maqedonishten,duke e rimohuar me këtë rast mohimin e legjitimitetit të saj historik si gjuhë autoktone në vendin e vet,nga i cili legjitimohet e drejta e barabarësisë së njëjtë të një gjuhë me një tjetër me të cilën kohabitojne brenda një shteti,dhe ky është principi pashmangshmërisht i respektueshëm gjatë hartimit të ligjeve mbi gjuhët zyrtare”, është shprehur Muhamedi.

Sipas tij, ky princip, me insistimin e serbeve,është zbatuar në Kushtetutën e Kosovës (Kushtetuta e Ahtisaarit),duke e kthyer mitin e "djepit serb" në mit të "autoktonisë e prezencës gjuhësorë (pra edhe të folësve të saj,) në Kosovë.

“Se këndejmi,e drejtë legjitime e pakontestueshme e shqiptarëve në Maqedoni është që të mbrojnë legjitimitetin historik të prezencës së gjuhës së tyre në araen gjuhësore autoktone dhe me këtë të mbrojnë edhe principin e barazisë së njëjtë juridiko-kushtetuese të gjuhës së tyre në tërësinë shtetërore të Maqedonisë. Meqë ky ligj dhe definimi juridiko-kushtetues i cunguar në Maqedoni , mohojnë këtë princip dhe barabarësi legjitime, del fare legjitime dhe e kuptueshme se nuk duhet njohur si ligj legjitim. Ky ligj-poshtërim është vënë për miratim të ngutshëm me insistimin e vet palës maqedonase,duke manipuluar se është "kërkesë"e ndonjë "subjekti politik shqipfolës për të mos penguar "legjitimitetin e rremë historik të maqedonishtes,pra edhe "funksionit"legjitimues të saj si "tapi historike dhe e tashme"e territorit shtetëror maqedonas(!)mbi të cilin është ngritur gjoja "shteti etnik maqedonas" për t'i dhënë zgjidhje të njëanshme konfliktit greko-maqedonas mbi "emrin","tapi gjuhësore" që mandej do tejshkruhet vetëm maqedonishtja në katër pllakat identifikuese në OKB; kurse në pllakat identifikuese në OKB,kur Kosova do jetë e pranuar,do shkruhen dy gjuhët e njëjta zyrtare:shqipja dhe serbishtja”, ka përfunduar Muhamedi.

Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve do të nisë të shqyrtohet të hënën në seancë plenare. Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili beson se procedura do të përfundojë deri të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat