Sondazhi i “Bota sot”: Ky kandidat e fiton Komunën e Prishtinës

Politika

Sondazhi i “Bota sot”: Ky kandidat e fiton Komunën e Prishtinës

Nga: Bota Sot Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 11:03
Shpend Ahmeti, Arban Abrashi

Derisa balotazhi i 19 nëntorit për zgjedhjet lokale në Kosovë po afron, gara mes kandidatëve për komunash, po bëhet më e nxehtë.

Por, më interesantja mbetet gara për Komunën e Prishtinës, për të cilën në balotazh do të shkojnë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetar aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kandidatit të Lidhjes Demoraktike të Kosovës, Arban Abrashi.

E një sondazh i realizuar me lexuesit nga gazeta “Bota sot” në versionin online, fitues të balotazhit, e ka nxjerrë Abrashin e LDK-së.

Në sondazh kanë votuar më shumë se 2 mijë e 700 lexues, ku 53% e tyre kanë votuar kandidatin e LDK-së për Prishtinën, derisa për Ahmetin kanë votuar 47% e lexuesve.

Sondazhi është realizuar përmes një ndër platformave më të sigurta për këtë fushë, Apester, ku një lexues nuk ka mundësi të votojë më shumë se një herë.

Ndryshe, LDK-ja në zgjedhjet lokale që janë mbajtur më 22 tetor, ka fituar zgjedhjet në katër komuna, ndërsa në dhjetë të tjera shkon në balotazh.

Deri më tani, LDK ka nënshkruar koalicion me AAK-në, ndërsa Vetëvendosje me AKR-në./BS

Image
Rezultatet e sondazhit të realizuar nga gazeta "Bota sot"
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat