Qeveria pa integritet me protagonistë të aferës “Pronto2”

Politika

Qeveria pa integritet me protagonistë të aferës “Pronto2”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 nëntor 2017 Në ora: 14:28
Afera Pronto

Prokuroria Speciale e Kosovës kohë më parë kishte nisur hetime me prova të mjaftueshme për të dyshuarit e rastit “Pronto2” ku të përfshirë kishin qenë Ish deputeti i PDK-së Adem Grabovci dhe disa zyrtareve tjerë të PDK-së si Ministri i Inovacionit dhe Ndermarresisë Besim Beqaj dhe ish kandidati për kryetar të Gilanit Zenun Pajaziti.

Mirëpo, që nga fillimi i hetimeve deri më tash, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë rast. Prokuroria nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dyshim se Adem Grabovci,, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera pozitive, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Hetimet

Grabovci dyshohet, po ashtu, që e ka kryer veprën penale në bashkëkryerje: Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 31 dhe 81 të këtij Kodi.

“Vendimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është bazuar në publikimet e përgjimeve të bisedave telefonike të Grabovcit, në gazetën online ‘Insajderi’, si dhe në disa prova të pranuara nga EULEX-i, që në bazë të urdhrit gjyqësor janë realizuar gjatë zhvillimit të një hetimi tjetër kundër tij nga prokurori i EULEX-it”, ka thënë prokuroria muaj më parë në një deklaratë për media. 

Ehat Miftaraj nga “Instituti i Kosovës për Drejtësi” ka thënë për Bota sot se ky institut monitoron të gjitha rastet e korrupsionit në Kosovë.

Image
Ehat Miftaraj

“Instituti i Kosovës për Drejtësi monitoron të gjitha rastet e korrupsionit në Kosovë. Lidhur me çështjen Pronto që është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, informacioni i vetëm deri më tani është se është lëshuar Aktvendim për fillimin e hetimeve kundër vetëm prej disa personave, lidhur me përgjimet që ishin publikuar.  Standardi lidhur me integritetin e një qeverie matet po ashtu edhe nga individët apo personat të cilët emërohen qoftë në pozitën e ministrit apo ndonjë pozitë tjetër që ndërlidhet me ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive publike” ka thënë Miftaraj.

Koalicioni Pronto-PAN

Sipas tij,në rastin e personave të cilët kanë qene pjesë e përgjimeve në rastin konkret, dhe të cilët sot janë qoftë në pozita ekzekutive, apo brenda sistemit gjyqësor apo prokurorial, padyshim se ndikon në besimin e publikut në pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

E njohësi i çështjeve të sigurisë Hajrullah Ternava ka deklaruar se afera “Pronto2” kurrë nuk mund të harrohet në kushte normale.

Image
Hajrullah Ternava

“Por, në këto rrethana anormale që mund të themi edhe kështu, edhe mundë të llogaritet që është harruar, por që në disa momente përmendet shkel e shko, në disa raste si ato televizive apo kur kundërshtaret politik i shfrytëzojnë rastet e këqija të partisë PDK-së dhe ia përmendin që më e ndërgjegjësua apo me përfitu si shikuesit apo elektoratin e votave etj, më një fjalë për përfitimet e tyre”, ka nënvizuar ai.

Tërnava ka thënë se, afera Pronto nuk mund të harrohet si aferë e shumë të këqijave që i janë bërë vendit tonë. 

“Me këtë garniturë në pushtet, nuk ka shanse diçka në të mirë të popullit dhe vendit të ndryshoj. Nuk mund të ndryshoj, pasi që të njëjtit persona janë në pushtet, dhe i gjithë koalicioni është i tillë si Pronto apo tjerët të tjerave partive i kanë prontot e tyre, që veprojnë në të njëjtat frekuenca si me pronton dhe në mënyra identike janë pasuruar në mënyra enorme edhe që dikur nuk kishin ushqim të mjaftueshëm sa më e ngop barkun e tyre” ka thënë ai.

Shpresa në Gjykatën Speciale

Sipas Ternaves, shpresat prej këtyre pushtetarëve në pushtet që diçka do të ndryshojnë për të mire,  dhe do ta ndryshojnë mënyrën e qeverisjes, janë shumë të vogla.

“Vetëm ta shikojmë qeverinë e tanishme si i punësojnë bashkë partiaket e tyre por edhe në poste të larta me paga të majme. Vetëm ti shikojmë kjo qeveri sa Ministra e zv. Ministra ka emëruar dhe tani e kemi të qarte. Të emërohen mbi 50 zv. Ministra e mbi qindra Këshilltarë kjo veq në Kosove ngjanë sipas ekspertit të sigurisë”, ka nënvizuar ai.

Për Tërnavën, shpresa e vetme që ka mbetur për ndryshim të mirë, është që kjo shoqëri ta pret edhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

“Eventualisht nëse fillon mirë funksionimi i Vetingut në Shqipëri, dhe e pastron atë vende të kriminalizuar prej të gjitha llojeve te krimeve më të rënda, atehere do te rriten shpresat edhe të kosovaret dhe diçka të ngjashme mund të pritet edhe për Kosovën e pse jo edhe rajonin, dhe ky vend i Ballkanit, njëherë e mirë të pastrohet nga krimet dhe të këqijat tjera dhe si tërësi të hapen dyert për në BE”, është shprehur ai.

Shkak për rrëzimin e Qeverisë Mustafa

Image
Nexhat Haziri

Kurse analisti politik Nexhat Haziri ka pohuar se afera “Pronto2”  ka qenë edhe qëllimi kryesor i rrëzimit të qeverisë Mustafa, ku PDK-ja kishte synim që ta mbaj shtetin e kapur me njerëzit nga afera “Pronto 2”por edhe me grupe të tjera të parapolitikës.

“Arsyeja tjetër pse këta njerëz ende mbajnë pozita, është se këta të fundit i shantazhojnë shefat e tyre se në rast të largimit të tyre Ata mund të flasin për punët e pista në të cilat janë përfshirë edhe shefat e tyre. Natyrisht se këta njerëz dëmtojnë proceset demokratike në vend, stimulojnë krimin dhe korrupsionin dhe po e dëmtojnë imazhin e Kosovës” ka thënë Haziri për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat