Marrëveshja për drejtësi legjitimoi sistemin paralel të drejtësisë në Kosovë

Politika

Marrëveshja për drejtësi legjitimoi sistemin paralel të drejtësisë në Kosovë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 nëntor 2017 Në ora: 19:43
Betimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të serbë para Presidentit Thaçi

“Kjo çfarë ka ndodhë, nuk ka fare të bëjë më shtrirjen e institucioneve të drejtësisë atje, por ne realizim të qëllimeve të Serbisë dhe legjitimim të strukturave të saj. Dhe çështja më skandaloze në këtë mes është njohja e aktgjykimeve të organeve ilegale. Kjo është goditje shumëdimensionale për të cilën dikush do të jap llogari. Roli i Thaçit në gjithë ketë proces ka qenë tejet i dëmshëm dhe pyetja që duhet shtruar është pse ka luajtur këtë rol” ka thënë Albulena Haxhiu.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë me dekret ka emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë të rinj të shtetit nga komunitetet jo shumicë, kryesisht të përkatësisë serbe nga veriu i Kosovës. Pas ceremonisë së betimit, menjëherë ka pasur kritika për mënyrën e betimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve serbë, për të cilët u tha se nuk janë betuar në bazë të ligjeve në fuqi e as në bazë të Republikës se Kosovës. Vetëvendosje si më kritikja për këto emërime e më pas edhe për betimet e gjyqtareve dhe prokurorëve serbë, përveç që ka kërkuar shpjegime nga Presidenti Thaçi se si janë betuar dhe cila është deklarata e betimit dhe a janë përdorur stemat e shtetit, kanë thënë se Thaçi ka formalizuar kërkesat e Serbisë me emërimin e gjyqtareve dhe prokuroreve serb.

Deputeti Albin Kurti nga Vetëvendosje thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është betuar para gjyqtarëve serbë, dhe jo ata para presidentit. Duke u bazuar në dokumentet e publikuara së fundmi, Kurti ka thënë se në to nuk shihet as logo, as memorandum dhe as nuk përmendet Republika e Kosovës apo Kushtetuta.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat