Zogaj: Agresiviteti i Ahmetit ndaj Abrashit tregon rezultatin e dobët në Prishtinë

Politika

Zogaj: Agresiviteti i Ahmetit ndaj Abrashit tregon rezultatin e dobët në Prishtinë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 10:02
Analisti politik, Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar debatin e mbrëmshëm në mes Kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi.
Zogaj në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se mobilizimi i Vetëvendosjes, dhe qasja agresive e Shpendit ndaj Abrashit e tregon qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ai ka shtuar se nëse qeverisja do të ishte e suksesshme, rezultatet do të shiheshin dhe zyrtarët e Vetëvendosjes nuk do të duhej të bënin kaq shumë fushatë, duke thënë se këta të fundit kanë mosbesim në fitore

Postimi i tij i plotë:
Frika e njerezve ne LVV per garen e Prishtines, mobilizimi dhe mbeshtetja masive per Shpendin dhe qasja agresive ndaj Arbanit, me se miri kallxon per rezultatet e dobta ne 4-vjecarin e shkuar. Ndryshe, sikur qeverisja te ishte e suksesshme, rezultatet te shiheshin dhe njerezit te ishin te kenaqur, pse do te duhej me pase kaq shume mosbesim ne fitore? Nese Arbani eshte kandidatur qe nuk prodhon dinamike, vetem ky fakt, nuk e ben Shpendin si alternativen me te mire per te udhehequr me Prishtinen edhe 4 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat