Analisti politik: Qeveria Haradinaj e dështuar qysh në fillim, këto parti po shantazhojnë kryeministrin

Politika

Analisti politik: Qeveria Haradinaj e dështuar qysh në fillim, këto parti po shantazhojnë kryeministrin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 nëntor 2017 Në ora: 15:38
Qeveria PANA-Lista serbe

Numri i lartë i zëvendësministrave të emëruar në Qeverinë Haradinaj ka bërë që kjo Qeveri të shihet qysh në fillim si dështuar dhe më shumë vetëm sa për ti përmbushur kërkesat e njerëzve të partive që janë në koalicion.

Njohësi çështjeve politike dhe ekonomike në vend Mustafë Kadriaj,  në një prononcim për “Bota sot” ka shpjeguar se qeveria Haradinaj si të gjitha qeveritë e tjera pas shumë ngërçeve po e fillojnë me shumë probleme që deri më tani ende është duke u marrë më konsolidim dhe rehatimin e njerëzve nëpër pozita.

Image
Mustafë Kadriaj

Sipas tij, në fillim me mandatimin e ministrave ku vlen të përmendet shtimi i ministrive të reja e mos të flasim me mbi popullimin e zëvendësministrave një qeveri që do mbahet mend më 60 zëvendësministrat e saj.

“Vlen të ceket që ketë qeveri të brishte po mundohen të mbajnë më fanatizëm dhe më inate vetëm PDK dhe AAK dhe të cilat njeherit e kanë barrën kryesore ndërsa Nisma dhe AKR-ja u treguan që ju intereson vetëm rehatimi i njerëzve të tyre që në një farë mënyrë po e shantazhojnë në çdo moment kryeministrin që nëse nuk përmbushen apetit te tyre i kërcënoj  më dalje nga koalicioni. E sidomos AKR-ja është duke e luajtur një rol që edhe lista Serbe do i merrte lakmi për shantazhin që po i benë kryeministrit Ramush Haradinaj, ku më shumë pak deputetët ju ka marr dikastere më rëndësi, duke marr Ministrinë e Jashtme që përveç që i shkrep disa fotot më lider botëror nuk ka bërë asgjë tjetër dhe ka dështime të diplomacisë dhe ngecje në njohje”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, marrë parasysh për rrezikun që ka Qeveria Haradinaj më numrin e pasigurt qe nuk ishte saktë ai ka 61 deputet dhe më shantazhimin e Listës serbe e Nismës dhe AKR-së, dhe përveç forcën që ka ky koalicion  nuk ka as vlerë e as cilësi dhe mund të themi se është një fontanë dëshirash.

Kadriaj ka shtuar se niveli ministror është nen çdo nivel në përjashtim të Ministrisë se Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat