“Zgjedhjet ishin të mira, LDK-ja do t’i fitojë bindshëm”

Politika

“Zgjedhjet ishin të mira, LDK-ja do t’i fitojë bindshëm”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 nëntor 2017 Në ora: 19:42
Florian Dushi

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, i konsideron si të mira zgjedhjet lokale të 22 tetorit, gjersa pret një proces të suksesshëm zgjedhor, edhe në balotazhin e 19 nëntorit.  Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është rritur, do të vazhdojë të rritet falë punës dhe ofertës së saj, kadrovike dhe programore, të cilës qytetari po ia falë besimin për shkak se është oferta më e mirë.

Bota sot: Z. Dushi çfarë të metash u shfaqën gjatë procesit zgjedhor për pushtet lokal?

Florian Dushi: Është me rëndësi të theksohet që në fillim se, zgjedhjet lokale ishin mirë të organizuara dhe si të tilla kaluan në një frymë tejet demokratike duke plotësuar shumicën e standardeve ndërkombëtare të kërkuara në një proces zgjedhor. Të metat, ishin të njëjta me ato të zgjedhjeve të mëhershme, edhe pse në një nivel më të ulët. Ato ndërlidhen kryesisht me pasaktësitë e përmbajtjes së listës së votuesve, informimin jo të mirë të votuesve dhe numërimin e votave, përkatësisht përshkrimin e pasaktë të votave në formularët e rezultateve dhe kjo sidomos sa i përket rezultateve të kandidatëve për asambletë e komunave.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat