Kadri Veseli, ky humbës i madh

Politika

Kadri Veseli, ky humbës i madh

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 nëntor 2017 Në ora: 19:59
Kadri Veseli

Zgjedhjet lokale u mbyllën. Por pavarësisht mbylljes së procesit, partitë politike janë duke përpunuar përqindjet e tyre, duke shënuar në bllokun e madh të zgjedhjeve rritjen e votave, apo rënien e tyre në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Me laps në dorë është edhe Partia Demokratike, që në fakt nuk i dalin llogaritë ashtu sikurse i priste. Humbja e katër komunave që i kishte dikur, dhe fitimi i vetëm një komune të madhe ( Ferizaj) flet mjaft mirë për dështimin e PDK-së në këto zgjedhje.

Kadri Veseli dhe PDK janë duke e menduar gjatë atë që ndodhi në 11 qershor, por nga ana tjetër duhet të bëjnë një analizë të hollësishme të asaj se çfarë ndodhi në këto zgjedhje. Veseli me PDK-në duhet të ulet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të analizojë në detaje atë që ndodhi dhe rënien e lirë të PDK-së, sikurse nuk ka ndodhur ndonjëherë. Këto zgjedhje lokale, të parat nën drejtimin e Kadri Veselit si kryetar partie, vunë në diskutim edhe liderin, sepse kjo ishte prova e tij e parë që udhëhiqte një palë zgjedhje. Dhe vetvetiu lind pyetja: A është Kadriu lideri, tek i cili duhet pasur besim dhe duhen varur shpresat drejtimin e partisë së tij ?!

Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje nga askush tjetër, për aq kohë sa në PDK nuk ka demokraci dhe dhënie të përgjegjësive. Kadri Veseli  është treguar model i dështuara tn menaxhimit e partise që i takon, në vend që t’a forcojë, ai i degdisi si mos më keq, në humbje historike. Njerëzve ua kërkonte besimin për t’u bërë kryeministër, për të nisur një “fillim të ri”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat