“Shpëtimi i PDK-së”, kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit

Politika

“Shpëtimi i PDK-së”, kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit

Nga: Drilon Rrahmani Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 16:07
PDK

“Kjo parti duhet të reflektoj, dhe hapi i parë do të ishte dorëheqja e liderit të saj Veseli dhe të gjithë njerëzve të ashtuquajtur "të fortit" që kanë një imazh të keq të qytetarët e vendit, të cilët nuk janë të paktë, dhe natyrisht kjo do ti krijonte hapsirë që figurat e reja, prurjet e njerëzve profesionist, që kanë kredibilitet moral dhe politik e që po ashtu nuk janë të paktë, të fillojnë të marrin frymë më lirshëm dhe ata të të marrin përgjegjësi për politikbërjen dhe funksionimin e PDK-së”, theksoi Haziri.

Nga zgjedhjet lokale, Partia Demokratike e Kosovës, doli si humbësja më e madhe. Partia Demokratike e Kosovës vetëm në vitin 2000 ishte në situatë kaq të rëndë, ku në atë kohë në zgjedhjet lokale fitoi vetëm 4 komuna, kurse tash në 2017 vetëm do të udhëheqë vetëm në 5 komuna.  

Zyrtarë të PDK-së nuk e pranojnë që në këto zgjedhje kanë dalë si humbës, pasi sipas tyre numërimi i votave ende nuk ka përfunduar dhe se partia e tyre është duke i pritur rezultatet përfundimtare.

Por, a është Kadri Veseli, fajtori për këtë dështim të PDK-së në këto zgjedhje dhe se a duhen reforma në këtë parti? “Bota sot” ka provuar të kontaktojë më deputetë dhe zyrtarë të kësaj Partie, por që kanë refuzuar të flasin për këtë.

“Ne nuk shohim ende asnjë rezultat final të zgjedhjeve dhe jemi duke pritur rezultatet finale, ende nuk e dimë se a duhen reforma brenda partisë”, ka thënë deputëti i PDK-së Zenun Pajaziti në një prononcim për  “Bota sot”.

Përgjigje gati të njëjte kishte edhe deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani

“Po presim deri në momentin e certifikimit, pastaj vjen koha për analiza”, u shpreh Hasani.

Image
Nexhat Haziri

Fajtor Veseli

Kurse analistët për këtë rënie të PDK-së fajtor e bëjnë Kadri Veselin dhe gjithë lidershipin e kësaj partie.

“Nuk është vetëm Kadri Veseli fajtori kryesor për humbjen e PDK-së në këto zgjedhje, por i tërë lidershipi i kësaj partie, pasi metoda udhëheqëse në këtë parti dhe politikbërja e sajë është e njejta që nga themelimi i sajë që e ka përcjellur funksionimin e sajë si një ndërmarrjeje e përbashkët kriminale. Sa do që PDK-ja gjatë gjithë kësaj kohë të funksionimit të sajë, është munduar që me prurje të reja ta ndërrojë imazhin e sajë, por në esencë ajo ka mbetur e njëjta, pasi vendimmarrja për çfarëdo në këtë parti është marrur nga njerëzit e njëjtë, pra nga të fortit që herë kanë dalur në ballë të partisë e herë kanë qëndruar në prapaskenë. Unë do ta quaja një vetëdisim i qytetarëve të Kosovës, një frymë e re e qytetarëve për ta kundërshtuar këtë parti dhe lidershipin e sajë, pasi gjithnjë dhe nga shumë kush është konsideruar si e keqja më e madhe e Kosovës”, është shprehur analisti Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, PDK duhet të reflektojë, dhe se hapi i parë është dorëheqja e Kadri Veselit.

“Dhe bazuar në këtë, kjo parti duhet të reflektoj, dhe hapi i parë do të ishte dorëheqja e liderit të saj Veseli dhe të gjithë njerëzve të ashtuquajtur "të fortit" që kanë një imazh të keq të qytetarët e vendit, të cilët nuk janë të paktë, dhe natyrisht kjo do ti krijonte hapsirë që figurat e reja, prurjet e njerëzve profesionist, që kanë kredibilitet moral dhe politik e që po ashtu nuk janë të paktë, të fillojnë të marrin frymë më lirshëm dhe ata të të marrin përgjegjësi për politikbërjen dhe funksionimin e PDK-së”, theksoi Haziri.

Image
Leon Duhanaj

Reforma rrënjësore

Edhe analisti tjetër, Leon Duhanaj thekson se PDK-ja duhet të bëjë reforma rrënjësore brenda partisë

“PDK, me ndryshimet në lidership, pësojë edhe ndryshimet e nevojshme në organizimin e brendshëm. Por, nuk do të thotë, që më daljen e z. Thaçi, të jetë eliminuar edhe ndikimi i tij brenda subjektit. Ardhja e  Veseli në krye të partisë, domosdoshmërisht shkaktojë edhe një lloj reformë kadrovike. Tani, a ishte reforma e mjaftueshme, e mangët, apo e tepërt, mbetet ta tregojë koha. Ajo çfarë mund të konstatohet, është se, garda e vjetër, me largimin e Thaçi, nëse nuk e kanë penguar zhvillimin e subjektit, as ndihmua se kanë fare”, ka thënë Duhanaj.

Sipas Duhanajt, me daljen e klanit “Pronto”, PDK ka pësuar rënie.

“Pra PDK, nuk është që ka humbur votues të rëndomtë. PDK, ka humbur militant partiak, aktivistë të cilët në të kaluarën, janë kujdesur të sigurojnë vota për partinë dhe liderin e tyre Thçain. Ndoshta mund të bëhej edhe një konstatim pak sa më ndryshe. Me daljen e klanin PRONTO, PDK ka rënie. Ndërsa më kalimin e tyre inoficiel në LVV-je, vërehet edhe rritja e tyre, pikërisht në pjesët ku ata kanë patur ndikim, shih Prizrenin. Tani,  Veseli, është para një sfide të jashtëzakonshme. Ta reformojë partinë rrënjësisht dhe të ndërtojë në sukseset e mëvonshme, apo të mundohet ta bëjë shpagatën të cilën u mundua gjerë me tani dhe të rrezikojë dështimin total. Kjo mbetet të shihet. Por, unë do t'i sugjerojë, reforma rrënjësore”, përfundoi analisti Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat