“Dialogu Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, “një cirk” i vërtetë”

Politika

“Dialogu Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, “një cirk” i vërtetë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 nëntor 2017 Në ora: 17:25
Foto arkiv, bisedimet në Bruksel

Deri më sot asnjëra qeveri në Prishtinë nuk kërkoi kompensimin e dëmeve miliardësh që Serbia ua bëri shqiptarëve të Kosovës

Në lidhje me atë se deri kur do të vazhdohet t’i hapet rrugë Serbisë për në BE, përderisa asnjëra qeveri në Prishtine deri më sot nuk kërkoi kompensimin e dëmeve miliardësh që Serbia ua bëri shqiptarëve të Kosovës, duke ua djegur shtëpitë dhe bizneset, duke i dëbuar nga vatrat e tyre, duke i plaçkitur vrarë e masakruar politologu Faik Krasniqi, ka thënë për “ Bota sot” se  dialogu mes Kosovws dhe Kosovws, ka filluar të bëhet një cirk i vërtetë.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, kjo për faktin se sikur BE-ja të ishte e interesuar që ky dialog të kishte sukses, marrëveshje e nënshkruara deri tani do të ishin zbatuar dhe thjesht do ishin harruar.

Ai mendon se Bashkimi Evropian kurrë nuk bëri as edhe presionin më të vogël ndaj Serbisë, që marrëveshjet t'i zbatoj edhe në praktikë.

“Përkundrazi, BE e përkëdheli Serbinë  kurse Kosovën e diskriminoi. Serbinë e shpërbleu me të gjitha. Ndihma financiare, liberalizim të vizave, statusin vendit kandidat për BE dhe shumë favore të tjera. Në anën tjetër shqiptarët e Kosovës i mban akoma në izolim me kritere të pakuptimta, edhe pse politikanët tanë kanë nënshkruar mq dhjetëra marrëveshje, për hir të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Me Serbinë u soll sikur ishte viktimë e luftës, kurse me Kosovën sikur ishte pala agresore”, ka thënë Tahiri.

Ai konsideron se është i pakuptimtë vazhdimi i dialogut pa u zbatuar ato marrëveshje të mëhershme, dhe mbi të gjitha pa e qartësuar të ardhmen e Kosovës sa i përket integrimeve evropiane.

“Hapi i parë drejt qartësimit do të ishte heqja e vizave për Kosovën, dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Në këtë mënyrë edhe dialogu do të kishte kuptim. Kërkimfalja nga ana e Serbisë për krimet ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit, është dashur të ndodhte si kusht për hyrjen në dialog me Serbinë, sepse me kërkimfalje serbët do të pranon krimet që i kanë bërë civilëve të pafajshëm shqiptarë. Për kompensimin e dëmeve miliardëshe që Serbia ua bëri shqiptarëve të Kosovës, është dashur të kërkohet para fillimit të dialogut me Serbinë. Tash është pak vonë. Por politikanët tanë u futën në bisedime pa asnjë kusht të vetëm, bisedime qëmtuan rëndë shtetësinë e Kosovës dhe favorizuan në masë të madhe Serbinë. Pasojat e këtyre bisedimeve po i vuajmë edhe sot, dhe kjo klasë politike e sidomos PDK-ja dhe LDK-ja që kanë udhëhequr bisedimet, duhet të japin përgjegjësi për gjitha këto pasoja, llogaridhënie për moskërkim Serbisë për kompensim të dëmeve të luftës, kërkim faljen dhe zgjidhjes e fatit të të pagjeturve”, është shprehur politologu Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat