Lëshimi i seancës nga PAN-i, Korab Sejdiu ka një mesazh

Politika

Lëshimi i seancës nga PAN-i, Korab Sejdiu ka një mesazh

Nga: Drilon Rrahmani Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:11
Korab Sejdiu

Deputeti nga radhët e AKR-së, Korab Sejdiu, ka mbetur i zhgënjyer nga lëshimi i seancës së Kuvendit të Kosovës nga deputetët e PAN-it.

Ai ka reaguar përmes rrjetit social në facebook duke shkruar se ata “e kallën lojën” edhe njëherë dhe kjo shkon më së shumti në dëm të qytetarit.

“Pas shumë javë mospune, më në fund sot u mblodhëm në Kuvend që të punojmë. E çka ndodhë, shumica (minimale) parlamentare “e kallë lojën” edhe një herë, dhe e dështon seancën e Kuvendit. Fatkeqësi e madhe, pasi që porosia e tyre do të mund të përçohej edhe sikur të qëndronin në seancë dhe të përmbushnim obligimet që i kemi si deputetë. Lëshimi i seancës nga ata nuk e dëmtoi cakun që e kishin, por edhe një herë, e dëmtoi qytetarin”, ka thënë Sejdiu në një prononcim për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat