PDK i trembet Gjykatës Speciale, të cilën e votoi vet

Politika

PDK i trembet Gjykatës Speciale, të cilën e votoi vet

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 nëntor 2017 Në ora: 18:51
ilustrim

Braktisja e seancës së kuvendit nga ana e deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së po shihet si një frike e zyrtarëve të këtij subjekti politik për shkak të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Kosovë, Ekaterina Trendafilova.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në fillim të seancës së Kuvendit ka propozuar që të braktiset puna e Kuvendit me arsyetimin se zyrtarët e EULEX-it kanë ofenduar rënd ish-pjesëtaret e UÇK-së dhe sipas tij, kjo është e papranueshme dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Krasniqi këto fyerje i ka bazuar në deklaratat e ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili ka thënë se gjykatës të EULEX-it kanë pasur qasje manipulative në rastet që ndërlidhen me ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas Simmons, gjyqtari Dariusz Sielicki, i kishte quajtur edhe ‘kafshë’ të akuzuarit e rastit “Drenica 2”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat