UÇK e pathyeshme, individët le t’i gjykojë historia

Politika

UÇK e pathyeshme, individët le t’i gjykojë historia

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 nëntor 2017 Në ora: 21:40
UÇK

Data 28 nëntor shënon ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Kjo datë, është trashëgimia më e rëndësishme kombëtare e shqiptarëve kudo që ndodhen.  Përveç shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1943 dhe 1912, 28 nëntori shënon edhe disa ngjarje të tjera po aq të rëndësishme, siç janë lindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Respekti ndaj flamurit kombëtarë, dëshmon se shqiptarët kanë ruajtur vlerat kombëtare ndër breza. Shqiptarët në Kosovë, i kanë të freskëta kujtimet kur për herë të parë doli publikisht në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Aty u dha kushtrimi për luftën kundër okupatorit serb.

Aty nisi historia e një ushtrie emri i së cilës simbolizonte realizimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi.

Sot, emblema e UÇK-së çmohet nga të gjithë, ani pse nëpër vite, individë të caktuar u munduan t`ia zbehin madhështinë.

Këta individë, shumë shpejt pritet të gjykohen nga Gjykata Speciale, e cila u votua në Kuvendin e Kosovës. U votua pikërisht nga disa persona që e themeluan UÇK-në (të paktën ashtu e quanin veten).

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat