Burjani: Dikush duhet të jep përgjegjësi për mbajtjen e Limajt me vite në procedurë gjyqësore

Politika

Burjani: Dikush duhet të jep përgjegjësi për mbajtjen e Limajt me vite në procedurë gjyqësore

Nga: Arbnore Zhushi Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 15:40
Fatmir Limaj

Njohësi i çështjeve ligjore Blerim Burjani, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ish-ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj.

Gjykata pas më shumë se shtatë vitesh, e ka shpallur të pafajshëm Limajn në të gjitha pikat e aktakuzës, për krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe për marrje ryshfeti.

E sipas Burjanit, dikush duhet të jep përgjegjësi për mbajtjen e Limajt me vite në procedurë gjyqësore.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kryetari i Nismës për Kosovën, duhet të kërkojë dëmshpërblim moral dhe material nga gjykata, për atë që ai e ka quajtur “dëm publik i imazhit”.

“Sa i përket lirimit të Limajt, dikush duhet të jep përgjegjësi për mbajtjen e tij me vite procedurë dhe në fund rezultoi si i pafajshëm. Drejtësia është e përgjegjshme para ligjit dhe kushtetues, mbajtja nën hetim dhe seanca të pandërprera në rastin Limaj dhe të tjerët, tash është më i paligjshëm, përderisa Limaj dhe të tjerët duhet të kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral për dëmin e bërë publik të imazhit të tij”, është shprehur Burjani.

Burjani ka shtuar se drejtësia duhet të përgjigjet për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Duhet të përkujtojmë bazamentin e punës së Prokurorisë dhe gjykatës, se asnjë proces hetues nuk mund të nisë pa indecie të thella të shkeljes së ligjeve përmes veprimeve korruptive. Nuk duhet të ngritet aktakuzë dhe për një kohë të gjatë të mbahen seanca me vite gjyqësore dhe në fund të rezultojë kot. Kjo drejtësi duhet të përgjigjet për shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka shtuar Blerim Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat