Haki Abazi tregon si mund të bashkohen Kosova e Shqipëria

Politika

Haki Abazi tregon si mund të bashkohen Kosova e Shqipëria

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 28 nëntor 2017 Në ora: 16:36
Haki Abazi

Shqipëria sot me 28 Nëntor feston 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit.

Duke qenë shtete simotra, bashkimi kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë është përmendur shpeshherë.

Por, sa është i mundur bashkimi kombëtar në mes të dyja shteteve, tashmë të pavarura e sovrane.

Për këtë, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, thotë se 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është ditë e madhe për historinë e shqiptarëve.

“Është ditë e madhe në historinë e shqiptarëve dhe sidomos në kontekstin e atëhershëm dhe gjeopolitikës së atëhershme të superfuqive por edhe mungesës së unitetit të gjithë prijësve dhe mungesës së vizionit të qartë për shtet të unifikuar. Por gjithsesi është një moment i madh historik”, është shprehur ai.

Sa i përket bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Abazi thotë se kjo duhet të bëhet brenda familjes evropiane, pasi Ballkani ka nevojë për integrim në tregun e përbashkët dhe zhvillim demokratik.

“Bashkimi i shqiptarëve nga të gjitha trojet e copëtuara është e drejtë e secilit por kjo duhet të bëhet në vizionin e madh të evropianizimit të rajonit dhe përbrenda familjes evropiane pa asnjë kërcënim për shtetet fqinje dhe minoritetet që jetojnë në fqinjësi. Ballkani ka nevojë për integrim në tregun e përbashkët dhe ka nevojë për zhvillim demokratik që e transformon rajonin në vend ku realizohen aspiratat e qytetarëve”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat