Maloku: Ndërmjetësimi i Amerikës në dialog është jetik, ajo është arkitektja e çlirimit të Ballkanit - Bota Sot
Maloku: Ndërmjetësimi i Amerikës në dialog është jetik, ajo është arkitektja e çlirimit të Ballkanit

Politika

E premte, 15 dhjetor 2017

Maloku: Ndërmjetësimi i Amerikës në dialog është jetik, ajo është arkitektja e çlirimit të Ballkanit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 30 nëntor 2017 Në ora: 14:39
Fadil Maloku

Profesori universitar, Fadil Maloku e ka mirëpritur deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se e ka konfirmimin zëvendës presidentit amerikan Michael Pence, se SHBA-të do të përfshihet më aktivisht në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“E mira së mirës, do të ishte sikur prezenca e SHBA-ve, të demonstrohej përmes aktit dhe faktit të pranimit në negociatat finale të statusit të Kosovës. Tani, kujtojë që qeveria e Kosovës ka bë mirë që po insiston në prezencën amerikane. Edhe për një arsye të thjesht; Amerika, ishte dizajnerja, arkitektja, mikja, dhe lokomotiva kryesore e çlirimit të kombeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Natyrisht, ajo ka edhe interesa; strategjike (mbikëqyrjen e gjithë Evropës Juglindore), politike (triumfin e demokracisë neoliberale) e të sigurisë (kontrollin mbi këtë rajon, me përplot sfida etnike)etj. Pra, suma sumarum, Evropa për mendimin tim nuk dëshmojë se është e zonja, t'i çojë më tej problemet e sidomos të natyrës; etnike, politike, por, jo edhe ekonomike (!), që e kapluan ish mini perandorinë postkomuniste, të identifikuar si ish Jugosllavi”, ka thënë Maloku për gazetën “Bota sot”.

Por, Maloku është shprehur skeptik se do të ketë kompromise edhe në bisedimet e ardhshme me Serbinë.

“Kompromiset, jam shumë i bindur që do ndodhin... Se në çfarë përmasash, në çfarë tematikash, në çfarë sferash, etj. E them kështu, ngase, jam shumë i bindur që; Projekti i Ahtisarit, duhet të shkojë për disa arsye në muze. E para, shkakun se; ai më nuk është kompatibil dhe koherent me zhvillimet dhe proceset aktuale, dhe ato në nivelet; rajonale (Ballkani Perëndimor, ka nevojë për një ristrukturim social, etnik, politike, e integrues), kontinentale (në Evropë kemi dy procese paralele; proceset integruese dhe ato dezintegruese) dhe ato globale (kriza e lidershipit, kriza e identitetit civilizues, kriza...). E dyta, ky projekt ani pse ishte i paraparë si i përkohshëm..., në fakt, në mandatin e tij demonstrues, në pothuajse, shumicën e sferave sociale e politike, nuk u dëshmua edhe aq pragmatik dhe praktik. Kjo vlen sidomos për procesin e shtetndërtimit, atë të luftimit të deformiteteve politike (krijoi një kastë korruptive e kriminale), procese, këto që e vonuan dukshëm përfundimin e sidomos shtetndërtimit! Paramendojeni, ne jemi akoma në tranzicioni e improvizojmë standardet e reduktimit të shtetësisë! Edhe reduktimi i rolit te shtetit dhe ndërtimi i tij, është absurd i llojit te vetë, të ndodhin në ndërkohë”, ka shtuar Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test