Kosova në fazë kritike në rrafshin ndërkombëtar, çka duhet të bëjë MPJ?

Politika

Kosova në fazë kritike në rrafshin ndërkombëtar, çka duhet të bëjë MPJ?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Njohja e pavarësisë se Kosovës nga Madagaskari kishte qenë një lajm i mirë për të gjithë, sepse erdhi një kohën kur Serbia po bënte propagandë të tmerrshme kundër Kosovës dhe pavarësisë ëe saj e sidomos në shtetet që e kanë njohur. Por, si shumë njohje të tjera, edhe ajo nga Madagaskari, nuk ka kaloi pa përfshirjen e shumë akterëve në këtë njohje dhe secili dëshironte t’i merrte meritat për vete.

I pari që e beri këtë ishte ish-Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, derisa kjo njohje mjaft e rëndësishme për Kosovën, i ishte m’veshur edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ani pse i njëjti nuk është se ka bërë diçka për njohjen e shtetit të Kosovës.

Duke komentuar në lidhje me këtë, politologu Mentor Tahiri, ka thënë se kur bëhet fjalë për ndonjë sukses të njohjeve ndërkonbëtare, të gjithë vrapojnë për të marrë lavdatat.

Image
Mentor Tahiri

Ai ka theksuar se politika e jashtme e Kosovës, ishte pjesë e pazareve ndër-partiake.

“Fatkeqësisht, në gjithë traditën politike të Kosovës së pavarur, politika e jashtme e Kosovës në aspektin e saj kuadrovik, ka qenë pjesë integrale e pazareve ndër-partiake. Shihet qartë se si po reflekton kjo sa herë që bëhet fjalë për ndonjë sukses sa i përket njohjes ndërkombëtare të Kosovës, të gjithë po vrapojnë të marrin përsipër lavdin e suksesit”, është shprehur Tahiri.

Tahiri ka theksuar se vendi gjendet në fazë kritike në rrafshin ndërkombëtar, andaj sipas tij, kërkohet më shumë seriozitet në këtë drejtim.

Sipas tij, MPJ duhet të hapë dyert për kuadro të cilët mund të kontribuojnë me njohuritë e tyre

 “Kjo mund të rregullohet me kohë, nëse lihet hapësirë për krijimin e një ambienti institucionalist në MPJ dhe tutje në diplomacinë kosovare. Politikbërësit në Kosovë duhet ta kenë të qartë se në rrafsh ndërkombëtar, vendi gjendet në një fazë kritike, andaj kërkohet më shumë seriozitet në këtë drejtim. Mendoj që ka hapësirë që MPJ të hapë dyert për kuadro të cilët mund të kontribuojnë me njohuritë e tyre. Duhet kuptuar se jo patjetër çdo segment shtetëror duhet t’i nënshtrohet pazareve politike. Kosova nuk ka luksin që MPJ të trajtohet si çdo ministri tjetër, e kjo vlen edhe për politikën e jashtme të Kosovës në përgjithësi”, ka thënë Tahiri për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat