Deputetja e LDK-së “godet” Haradinajn për Demarkacionin

Politika

Deputetja e LDK-së “godet” Haradinajn për Demarkacionin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 dhjetor 2017 Në ora: 18:59
Ramush Haradinaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka folur rreth premtimit të kryeministrit Ramush Hardinaj për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky ishte një premtim elektoral dhe se qytetarët janë lodhur nga izolimi e premtimet boshe.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

“Kryeministri Haradinaj, edhe gjatë fushatës pati premtuar liberalizim të vizave brenda tre muajve, por doli se ishte vetëm premtim elektoral, siç ishte edhe çështja e demarkacionit!Qytetarët janë lodhur nga izolimi dhe nga premtimet boshe, andaj qeveria Haradinaj ka shumë punë dhe angazhime përkundër plasaritjeve në mes koalicionit qeverisës”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se është pesimiste për afatin e liberalizimit të vizave dhe se BE është në vëzhgim të plotësimit të kritereve.

“BE është në vëzhgim të plotësimit të kritereve dhe shpresojmë në tejkalim të pikave finale të përmbushjes së tyre. Megjithatë,  kjo ende mbetet shpresë ndër qytetarë dhe mbetet të shohim si do të ecin gjerat. Personalisht, jam pesimiste në këtë afat të deklaruar në takimin qeveritar”, ka përfunduar Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat