Haradinaj u pajtua me marrëveshjen e Thaçit, për të cilën e “kalli” Kosovën - Bota Sot
Haradinaj u pajtua me marrëveshjen e Thaçit, për të cilën e “kalli” Kosovën

Politika

E premte, 15 dhjetor 2017

Haradinaj u pajtua me marrëveshjen e Thaçit, për të cilën e “kalli” Kosovën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:53
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, për herë të parë do të përballen me një situatë interesante. Ata do të kenë përpara një Projektligj për ta miratuar dhe një dokument shtesë që thotë se ai Projektligj nuk bënë të miratohet.

Për këtë të parën, Ramush Haradinaj, tani kryeministër i Kosovës, për dy vite më radhë e kishte kundërshtuar ashpër; me protesta e gaz lotsjellës, me të vetmin arsyetim, se kjo është dëmshme për Kosovën. Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kryeministri Haradinaj dikur e kishte “kallë” Kosovën, ndërsa tani vetë e aprovoi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe projektuar nga Murat Meha.

Të hënën u procedua në Kuvend “Raporti final i Demarkacionit” i përgatitur nga Komisioni i ri i kryesuar nga ish deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, për herë të parë do të përballen me një situatë interesante. Ata do të kenë përpara një Projektligj për ta miratuar dhe një dokument shtesë që thotë se ai Projektligj nuk bënë të miratohet.

Për këtë të parën, Ramush Haradinaj, tani kryeministër i Kosovës, për dy vite më radhë e kishte kundërshtuar ashpër, me protesta e gaz lotsjellës, me të vetmin arsyetim, se kjo është dëmshme për Kosovën.

Ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, e ka komentuar veprimin e Haradinajt.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”,  ka thënë se kryeministri Haradinaj dikur e kishte “kallë” Kosovën, ndërsa tani vetë e aprovoi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe projektuar nga Murat Meha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test