Rugova flet për koalicionet, ja çfarë thotë për Gani Dreshajn

Politika

Rugova flet për koalicionet, ja çfarë thotë për Gani Dreshajn

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:20
Haki Rugova dhe Gani Dreshaj

Gjykata Supreme përfundimisht ka hedhur poshtë ankesat ndaj vendimit të PZAP-it që Komuna e Istogut të shkojë në rivotim. Qytetarët e Komunës së Istogut do t’iu drejtohen për herë të katërt  kutive të votimit brenda një viti. KQZ ka vendosur që më 17 dhjetor qytetarët e Istogut t’u drejtohen edhe një herë kutive të votimit, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu, KQZ ka vendosur që nga data 11 dhjetor deri më 15 dhjetor të jetë fushatë zgjedhore.

E, për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës deklarohet se është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, pret që LDK-ja kësaj radhe të del fuqishëm në këto zgjedhje.

Në një prononcim për "Bota sot", Rugova thotë se disponimi në LDK-në e Istogut është fantastik, përkundër ballafaqimit më shumë procese.

“Edhe pse u ballafaquam më shumë procese, përsëri disponimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dega në Istog është i jashtëzakonshëm, jemi të gatshëm dhe se edhe këtë herë do ta dëshmojmë se subjekti jonë do t’i fitojë zgjedhjet për të tretën herë më radhë”, u shpreh kandidati i LDK-së.

Rugova tutje ka deklaruar se bashkimi i të gjithëve kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në këtë komunë.

“Subjekti më të cilin do të ballafaqohemi nga fillimi ka qenë bashkë me partitë tjera, kjo ka ndodhur edhe herën e parë edhe të dytën, krejt lufta është bërë LDK-ja kundër të gjithëve, mirëpo mund të konstatojmë se kjo nuk ka pasur sukses”, theksoi Rugova.

I pyetur rreth asaj se sa janë gjasat që LDK-ja të hyjë në koalicion me ndonjë parti, Rugova theksoi se kanë bisedime me disa parti.

“Jemi të hapur të kemi koalicione dhe është krejt normale sepse konfiguracioni është i tillë që koalicionet duhet të jenë që pushteti lokal të funksionojë më mirë. Kemi biseda me disa parti, kemi përafrime të programeve, por asgjë konkrete nuk ka deri më tani”, tha ai.

Sipas Rugovës, kandidati i AAK-së ka manipuluar me vota, duke thënë se e ka përkrahjen e diasporës.

“Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, ka manipuluar me vota, duke thënë se e ka përkrahjen e diasporës, në fakt ato nuk kanë qenë votat të diasporës, sepse nga ato një numër shumë i vogël kanë qenë nga diaspora dhe tani veç se po dihet se kush ka marrë më shumë vota të diasporës së vërtetë. Ndërsa, votat për Dreshajn kanë ardhur nga Mali Zi e Sllovenia dhe vota krejt të manipuluara nga Austria”, është shprehur Rugova për “Bota sot”.

Krejt në fund, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, deklaroi se partia e tij do të del edhe më fuqishëm në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat