Kosova e “ngufatur” nga zgjedhjet - Bota Sot
Kosova e “ngufatur” nga zgjedhjet

Politika

E premte, 15 dhjetor 2017

Kosova e “ngufatur” nga zgjedhjet

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:24
Zgjedhjet në Kosovë

“Po ashtu dyshoj se prapë do të ketë gjasa që edhe në vitin 2018 të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse na mbetet të shpresojmë se deri në pranverë më nuk do të ketë rrëzim të qeverisë, e cila vepron si e hutuar dhe e humbur plotësisht në probleme dhe me ngërç të vazhdueshëm “, ka thënë analisti politik Burjani.

Komuna e Istogut, më datën 17 dhjetor do t`i nënshtrohet edhe njëherë procesit zgjedhorë. Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i zgjedhjeve.

Balotazhet dhe përsëritja e proceseve zgjedhore në komuna të caktuara, po vazhdon t`i kushtojë buxhetit të vendit.

Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “ Bota sot” se para se të mermi me zgjedhjet, duhet identifikuar problemet që shoqëria ua shkakton zgjedhjeve.

Sipas tij, politikanët janë akter kryesorë të zgjedhjeve, pasi  rrjedhin nga marrëdhëniet e një shoqërie patriarkale dhe gjysmë feudale duke mos qenë kështu koherent me demokracinë dhe me shekullin XXI.

“ Proceset politike po zhvendosen në planet personale ‘bajraktareske’. E them këtë pasi kushtetuta dhe ligjet nuk funksionojnë me analogji, por duhen studiuar mirë marrëdhëniet shoqërore ekonomike si dhe rrethanat tjera historike, në mënyrë  që të miratohet dhe aprovohet Kushtetuta dhe ligjet patjetër që do duhej t’i shërbejnë Kosovës dhe shoqërisë përkatëse. Kosova po kalon një cikël të gjatë zgjedhor, ku për pasojë ka humbje kohe të paarritshme dhe të pa kompensuar, shpenzime dhe kosto të lartë financiare”, ka thënë Haziri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test