Demarkacioni në këmbim të buxhetit, a po e kushtëzon PDK Haradinajn?

Politika

Demarkacioni në këmbim të buxhetit, a po e kushtëzon PDK Haradinajn?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:24
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të votojnë kundër versionit aktual të Projektligjit për buxhetin për vitin 2018.

Seanca për miratimin e buxhetit është caktuar për të dielën, pasi që në seancën e së mërkurës qeveria nuk arriti t’i sigurojë 61 vota të deputetëve të pozitës për të siguruar kuorumin për kalimin e këtij projektligji, pas braktisjes së seancës nga ana e deputetëve të opozitës.

Deputetët e partive opozitare shprehen të sigurtë se në këtë seancë ata do t’i kenë votat e mjaftueshme për të siguruar kuorumin në mënyrë që të miratohet ky projektligj.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës dhe njohës të jetës parlamentarë thonë se mos sigurimi i votave për kuorum edhe në seancës e së dielës, rrezikon rënien e qeverisë.

Deputetët e opozitës vazhdojnë të mbajnë qëndrim të njëjtë kundër projektbuxhetit të propozuar nga qeveria.

Ata thonë se me miratimin e këtij buxheti vendi nuk garanton një zhvillim ekonomik. Madje, ata nuk garantojnë se do të qëndrojnë në seancë edhe të dielën në mënyrë që të sigurohet kuorumi në parlament.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat