A po tentohet eliminimi i Vetëvendosjes, përmes ndryshimeve të Kodit Penal?

Politika

A po tentohet eliminimi i Vetëvendosjes, përmes ndryshimeve të Kodit Penal?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 10 dhjetor 2017 Në ora: 20:07
ilustrim

Publikimi i lajmeve për përçarjen e mundshme në mes të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është asgjë krahasuar me rrezikun që po i kanoset këtij subjekti politik me nismën ligjore për pezullimin ose largimin e zyrtarëve publik nga posti i tyre të cilët akuzohen ose dënohen për vepra penale.

Këtë nismë ligjore e ka paralajmëruar vetë Ministrisë i Drejtësisë, Abelard Tahiri që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Ky koncept dokument për pezullimin dhe largimin nga puna të zyrtarëve që kanë aktakuza dhe që janë nën hetime do t’i paraprijë ndryshimeve në Kod Penal dhe në Kod të Procedurës Penale”, ka paralajmëruar Tahiri në një televizion publik.

Por, në Lëvizjen Vetëvendosje këtë nismë po e shohin si të qëllimshme për të eliminuar figurat kryesore të këtij subjekti politik, pasi që shumica e deputetëve të VV-së kanë aktakuza penale për hedhjen e gazit lotsjellës brenda seancës së kuvendit.

Në Ministrinë e Drejtësisë nuk i komentojnë pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo për faktin se gazeta “Bota sot”, ka dërguar pyetje me shkrim në këtë institucion, por askush nuk është përgjigjur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat