Ndikimi i Rusisë në Kosovë përmes “organizatave humanitare”

Politika

Ndikimi i Rusisë në Kosovë përmes “organizatave humanitare”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 16:58
Rusët

Organizata jo qeveritare nga Rusia që thuhet se veprimi i tyre nuk është vetëm humanitar, kanë filluar një aksion në disa fshatra të Kosovës konkretisht në disa fshatra nga Komuna e Vushtrrisë.

Rusia ka filluar aksionin e ndihmave për fëmijët serbë të fshatrave serbe të Kosovës në jug nëpërmes Kishës së Graçanicës.

Përfaqësuesit serbë të fshatrave ndihmën ua atribuojnë “lidhjeve të thella”, që serbët e Kosovës kanë tradicionalisht me Rusinë, ndërsa shqiptarët vlerësojnë se Rusia në këtë mënyrë po futet gjithnjë e më thellë në brendi të Kosovës me qëllime të caktuara.

Disa organizata humanitare të Rusisë, të cilat veprojnë në veri të Kosovës e për të cilat vlerësohet se nuk merren vetëm me ndihma humanitare, kanë shtrirë aktivitetin e vet edhe në jug të vendit.

Image
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se prezenca ruse në Kosovë, por edhe në rajon në përgjithësi, mund të jetë gjithherë e rrezikshme, posaçërisht kur merret parasysh tentimet e mëhershme për destablizimin e rajonit, siç ishte rasti me Malin e Zi.

“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë tej mase vigjilent në lidhje me cilëndo prezencë të tillë në territorin e Kosovës, e në mënyrë që të mos keqpërdoret misioni humanitar për çështje të natyrave krejtësisht tjera të cilat mund të na sillnin probleme dhe destabilizim” ka thenë Gecaj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat