Dorëheqja e Dërgutit, analisti: Vetëm Kurti mund ta shpëtojë partinë

Politika

Dorëheqja e Dërgutit, analisti: Vetëm Kurti mund ta shpëtojë partinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 22:32
Albin Kurti

Deputetja Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e kryetares në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri dhe nga anëtarësia e kryesisë së Vetëvendosjes.

Kjo dorëheqje ka ardhur pas ofendimit të Dërgutit kundrejt ish-kryetarit të Vetëvendosjes dhe deputetit të kësaj partie, Albin Kurti.

Pas fjalës banale të përdorur nga deputetja Dërguti, është kërkuar menjëherë nga kryetari i VV-së, Visar Ymeri, që ta shkarkojë atë.

Sipas analistit, Dimal Basha, pas dorëheqjes së Dërgutit, është në dorën e Albin Kurtit për ta shpëtuar partinë në mënyrë që të mos ketë përçarje.

Sipas tij, Kurti duhet ta pranojë këtë falje sepse qëndrimet tjera do ta përçajnë partinë.

Image
Dimal Basha

“Dërguti ka kërkuar falje për gabimin e saj dhe nuk do të duhej të jep dorëheqje, mirëpo tanimë dihet se dorëheqja ka ardhur si presion i një kulturë të keqe të instaluar brenda kësaj organizate.  Ky linçim që vie nga një numër i madh i aktivistëve dhe simpatizantëve të LV flet për mentalitetin fashist që ekziston brenda kësaj partie, që më shumë  i përngjan një kulti se një partie demokratike. Tani topi është në fushën e Kurti, dhe ai është i vetmi lojtar që mund ta shpëtojë partinë nëse pranon kërkim-faljen e Dërguti dhe thërret që ajo t’i kthehet pozitave të saja. Përndryshe, çfarëdo qëndrimi ndryshe vetëm çka e konfirmon kulturën linçuese, diçka që unë besoj do të çojë tek një përçarje në dysh të kësaj partie” ka thënë Basha për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat