Presidenti Thaçi të sqarojë kompromiset e dëmshme që bëri në Bruksel

Politika

Presidenti Thaçi të sqarojë kompromiset e dëmshme që bëri në Bruksel

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:15
Hashim Thaçi / Foto "Bota sot"

“Deklarimet kohës së fundit të presidentit aktual Thaçi ndaj zyrtarëve të BE-së, janë shumë të çuditshme dhe shumë të dyshimta, dhe për këtë ai duhet t’i jap sqarim opinionit publik se a po i bën këto kritika për arsyeje personale apo për marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar me Serbinë në Bruksel”, thotë për “Bota sot” deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duhet t’i jap sqarim opinionit publik lidhur me kritikat e vazhdueshme që ai po i adreson ndaj Bashkimit Evropian.

I pari i shtetit në një intervistë për revistën e njohur franceze “Politique internationale”, ka kritikuar Brukselin për mos unitet sa i përket çështjes së Kosovës.

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian duhet të miratojë një qasje të unifikuar politike për Kosovën. Si mund të shpresojë Evropa të flasë me një zë për çështje më të rëndësishme si Rusia apo Siria, nëse nuk mund të bien dakord për Kosovën e vogël”, i ka thënë Thaçi mediumit francez.

Por, kjo deklaratë po konsiderohet kontradiktore nga ana e deputetëve dhe analistëve në vend, pasi që sipas tyre, deri më tani prioriteti kryesor i presidentit ka qenë dialogu me Serbinë dhe veprimet tjera në funksion të synimeve të BE-së.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Zyrës së Presidencës për të mësuar arsyen e kritikave që i pari i vendit po i bën kohëve të fundit ndaj zyrtarëve të Brukselit, por askush nuk është përgjigjur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat