Pse u skuq Ramushi përballë Zaevit, apo ka gisht në rastin “Kumanova”?

Politika

Pse u skuq Ramushi përballë Zaevit, apo ka gisht në rastin “Kumanova”?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:13
Pamje nga takimi Haradinaj-Zaev në Prishtinë

Në javën që po e lëmë pas, Kosovën e vizitoi kryeminstri i Maqedonisë Zoran Zaev. Kjo vizitë do të ishte krejt normale, nëse në mes nuk do të qëndronin të drejtat e munguara të shqiptarëve në Maqedoni, respektivisht “lufta e vogël” në Kumanovë para tre vitesh. Duhet kujtuar se ngjarjet e Kumanovës ishin një seri shkëmbimesh zjarri mes disa personave të armatosur dhe policisë maqedonase më 09 maj 2015 ku mbetën të vrarë 8 policë dhe 10 persona nga grupi i armatosur, po kështu u plagosën 37 policë.

Pas kësaj Kosova heshti, ndërkohë që Shqipëria kërkoi hetim ndërkombëtar dhe një marrëveshje të re zëvendësuese ndaj Marrëveshjes së Ohrit.

Duket se Zaev, asokohe opozitari i bombave të përgjimit ka marrë angazhim për t'iu përgjigjur një kërkese që mbetet e paqartë se nga cilat arsye motivohet. Dhe pikërisht gjatë vizitës në Kosovë, një nga pikat e veçanta të qëndrimeve të Zaev ishte gatishmëria e tij për t’iu përgjigjur kërkesës së palës shqiptare për hetim ndërkombëtar në rastin Kumanova.

Gjithashtu, këshilli i familjareve të rastit të Kumanovës shpresonin se kjo vizitë të çojë edhe deri tek zbardhja e rasteve të montuara kundër shqiptarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat