Shok-dilema: 200 mijë shtetas miratojnë krimin!

Politika

Shok-dilema: 200 mijë shtetas miratojnë krimin!

IDRIZ ZEQIRAJ Nga IDRIZ ZEQIRAJ Më 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
Veton Surroi, Hashim thaçi

Kur Dr. Rugova, i pyetur nga "Zëri i Amerikës", në vitin 1990, se çfarë mendon për "Ballin Kombëtar", të udhëhequr nga djali i Abdyl Frashërit, Mit`hati, Ai u gjegj se "Balli Kombëtar" ishte parti nacionaliste, që luftoi për Shqipërinë Etnike, për bashkimin kombëtar". Dhe, kjo mjaftoi që e gjithë e majta e Kosovës, Shqipërisë dhe e trevave të tjera shqiptare, t`i kundërvihej Ibrahim Rugovës, dje dhe sot, pas 27 vitësh!

Pjesë e kësaj lukunie ishte edhe publicisti i mirënjohur, Veton Surroi. Ai, me gazetën e tij, "Koha ditore", më vonë edhe me KTV-në e tij, me mbështetjen morale dhe financiare ndërkombëtare, gjithnjë si i parë i shoqërisë civile, ka qenë një kundërshtar aktiv i Dr. Ibrahim Rugovës, i LDK-së së Tij dhe i programit nacional, kombëtar të Tij.

Gjatë luftës në Kosovë, zoti Surroi ishte vënë në shërbim të "komandantëve" të "UÇK-së", madje,pa rezerva. " Thonjëzoj "UÇK-në" e "komandantëve", pa ushtarë dhe pa beteja, sepse ajo ishte dhe mbeti "UÇK-ja" e SHIK-ut, e cila sabotoi lufttën në Kosovë dhe përgjaku UÇK-në e FARK-ut, të cilën Surroi, qëllimshëm, e heshti, sikur të mos ekzistonte fare, edhe pse ajo e bëri luftën! Po ashtu, u pajtua me përgjakjen e LDK-së, nga "UÇK-ja" e SHIK-ut, duke mos i denoncuar krimet serike, të bandës së LPK-së, me SHIK-un e saj vrastar.

Pas luftës, Veton Surroi formoi partinë "Ora". U bë edhe deputet dhe u koalicionua me partinë-bandë, PDK-në. Edhe së vdekuri vazhdoi ta luftonte Dr. Rugovën, duke kundërshtuar ndërtimin e memorialit, kushtuar Presidentit Historik, Dr. Ibtahim Rugova, me arsyetimin se "Kosova ka punë tjera më të ngutshme për të bërë"!

Thonë se "gjaku ujë nuk bëhet". Llahtaria e një lufte, në kohën moderne, nuk mund të heshtet në pafundësi. Dëshmitë faktike rezultuan se më shumë viktima shqiptare, ka shkaktuar "UÇK-ja" e SHIK-ut, se sa dëshmorë të rënë me pushkë në dorë. Ndërkombëtarët të skuqur nga turpi, pse lejuan që këto krime të bëhën, në sytë e tyre, shpalosën përgjimet e bëra, nga agjensitë e tyre vëzhguese në Kosovë, për autorësinë e krimeve dhe qëllimet e tyre:

"Qëllimi kryesor i SHIK-ut, të vriste intelektualë të afërt me LDK-në, të cilët paraqisnin problem, për ardhjen në pushtet të krahut të luftës", - konstaton KFOR-i, i cili përmend me emra "figura të SHIK-ut: Xhavit Haliti, Agim çeku, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Fatmir Xhelili, Idriz Balaj, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Azem Syla, Kadri Vesli, Hashim Thaçi..." dhe vazhdon lista emërore e kriminelëve, "pjesë e bandave të Drenicës, Dukagjinit dhe të Llapit".

Këndellja e Veton Surroit

Publicisti Veton Surroi, duke qenë në krye të listës përfituese të fondeve, si avangardë e shoqërisë civile dhe gazeta "Koha Ditore", pjesë e rrjetit botëror informativ, nuk mund ta heshte, edhe mëtej, krimin faktik, që kishte përgjakë shqiptarët nga vetë shqiptarët. Mbi të gjitha, Surroi nuk mund të mbetej në anën e krimit, realisht, pjesë e krimit, përjetësisht. Sepse, jo vetëm e kishte heshtur krimin, por, edhe e kishte aprovuar e mbrojtur, me heshtjen e tij dhe i kishte hymnizuar kriminelët, si luftëtarë, pa bërë asnjë betejë faktike!

Dhe, për t`u lehtësuar, paksa nga fajësia e madhe, vendosi të bëjë një purgë, pastrim shpirtëror, pse ishte brenda krimit, duke bërë një ndarje, prerje dramatike, siç ndodhë, zakonisht, tek intelektualët e formuar dhe me guxim qytetar. Ai demantoi vetën dhe "komandantët" pa ushtarë dhe pa beteja, madje publikisht: 

"NATO-pakti çliroi popullin dhe UÇK-në";

"Komandantët armet i kshin kapur sa për Serbinë, aq edhe për Rugovën e LDK-në";

"Lufta e UÇK-së ishte kriminale. Thaçi do të përfundojë në Tribunal Special";

"Hashimi primitiv dhe i padijshëm. Hashimi e ka prishur konsensuesin nacional";

"Rugova krijonte konsensuesin, pavarësisht se Thaçi e kishte quajtur kriminel"!

Pendesë e vonuar e zotëri Surroit, por, "më mirë vonë se kurrë", - thotë urtësia.

Publicisti Veton Surroi shkon edhe më tej, në analizën e tij, për krimet numerike dhe faktike, në Kosovën tonë:

"Janë, së paku, 200 mijë njerëz, që deri më tani, kanë pranuar me votën e tyre, se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike".

Shok-dilema e shoqërisë tonë

Dhe, vërtet, ky është një shqetësim i madh, një shok-dilemë. Kur në një vend të vogël, një numër kaq i madh i popullatës, miratojë krimin, duke e mbështetë me votë atë, për t´ia zgjatur jetën krimit në pushtet, duke u bërë edhe vetë ata pjesë e krimit, kjo është shokuese, tmerruese. Këtu kemi të bëjmë me kriminalizimin e një pjese të madhe të popullësisë, që pamundëson zhvillimin normal të shoqërisë, demokracinë.

Kosova është unike në rajon dhe Evropë, me krimin dhe kriminelët në kupolë të shtetit, legjislativit, pushtetit. Krerët e krimit mburrën me votën e shtetasëve, të cilët miratojnë dhe mbrojnë krimin. Kur numrat brenda-shqiptarë janë të pamjaftueshëm, Serbia, me "Listën" e saj plotëson numrat, sepse ajo don krimin në pushtet, ndonëse "ua ka zënë bishtin me derë", me dosjet e tyre kriminale.

Shifrës prej 200 mijë votuesëve të krimit, i shtohen edhe mijëra të tjerë, me koalicionet, qoftë edhe me partitë "kundërshtare", në opozitë! Rasti konkret i koalicionit lokal i Vetëvendosjes, në rivotimin e pritshëm, më 17 dhjetor 2017, në Istog.

Një shoqëri që pranon, miraton me votë krimin, s`ka dyshim se ajo shoqëri është në krizë të thellë morale e shpirtërore dhe turpëruese, me fund, për kombin. Shtrohet pyetja-dilemë: Kur do të vetëdijësohet ky popull, për të mos e miratuar dhe mbrojtur krimin, por, për ta luftuar krimin, me votën e tij të lirë dhe demokratike?!

Uroj për këndellje të popullit tim mjeran!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat