Nasim, mos je edhe ti i përfshirë në vrasjet e zyrtarëve të LDK-së?

Politika

Nasim, mos je edhe ti i përfshirë në vrasjet e zyrtarëve të LDK-së?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 dhjetor 2017 Në ora: 20:15
Hasim Haradinaj

Vrasjet po i ndjekin si hije pas, pa mundur të çlirohen dot nga ato. Dikur mendonin se askush nuk mundet dhe nuk do zbulohen kurrë, koha dëshmoi se e kishin gabim, gjaku nuk humbët kurrë. Kjo mbase iu ka humbur toruan njerëzve të lidhur me këto vrasje. Po flasim për vrasjet e pasluftës në Kosovë, e të cilat kanë prekur vetëm një subjekt politik LDK-në. Në një debat televiziv veterani i UÇK-së, anëtar i shoqatës, Nasim Haradinaj u shpreh se “Punë e madhe që janë vra njerëzit e LDK-së” duke aluduar se kjo nuk është ndonjë arsye e madhe për ekzistencën e Gjykatës Speciale.

Pikërisht kjo e fundit iu ka verbuar sytë dhe mendjen. Sigurisht, Nasimi ka arsye të jetë i frikësuar, mbase ka qenë njëri ndër urdhërdhënësit apo ekzekutorët, apo thjesht e urren kaq shumë LDK-në sa ndihet i gëzuar që anëtarët e saj më të mirë iu janë vrarë. Sigurisht se është më mirë këto t’i sqaroj vetë Nasimi, i cili tregoi më së miri fytyrën e tij të vërtetë, edhe pse disa e kanë njohur moti karakterin e tij të ulët . Gjithsesi duhet theksuar se shokët e Nasimit kanë qenë pjesë e SHIK-ut, një organizatë kriminale për të cilën edhe KFOR-i ka deklaruar se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) kishte një listë me emrat e 40 personave që duhet të eliminoheshin.

Po sipas inteligjencës së KFOR-it, në këtë listë gjendeshin intelektualë të afërt me LDK-në, të cilët thuhet se paraqisnin problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës.  “Qëllimi kryesor i organizatës (SHIK-ut) është vrasja e liderëve politikë të LDK-së, të cilët thuhet se paraqisnin problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat