Deklaratat e Thaçit prishin raportet e Kosovës me BE-në

Politika

Deklaratat e Thaçit prishin raportet e Kosovës me BE-në

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 22 dhjetor 2017 Në ora: 20:17
Hashim Thaçi

Deklaratat e një pas njëshme të Presidentit të vendit kundër misionit të Bashkimit Evropian dhe vendeve mike të Kosovës, kanë bërë që të këtë reagime të shumta. Kjo për arsye se Presidenti Thaci rrugën drejt BE-së, pasi që vet Thaçi rrugën drejt BE-së po e bënë më të vështirë.

Ftohjet e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mund të vinë si pasojë e deklaratave të ndryshme të presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilat vazhdimisht janë kritikuese ndaj BE-së. Rruga drejt BE-së për Kosovën vazhdon të jetë e vështirë dhe me sakrifica, por që sipas zyrtarëve të opozitës në Kosovë fajtorë për këtë është qeveria aktuale, presidenti dhe krye parlamentari.

Bajram Gecaj nga LDK, ka thënë se duhet të punohet sa më shumë që kjo qeveri duhet të shkoj në shpi dhe se Kosova të kthehet në rrjedhat normale politike.

“Kosova nuk do të nxjerri asnjë të mirë nga kjo qeveri, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet me BE, SHBA dhe shtetet tjera mike. Prandaj është e udhës që të punohet që kjo qeveri të shkoi sa më parë që të jetë e mundur dhe që Kosova të kthehet në rrjedhat normale politike, posaçërisht tani kur flitet për fazat e fundit të dialogut Kosove-Serbi”, ka thënë ai.

Sipas Gecajt Presidenti, Krye parlamentari dhe Kryeministri në vazhdimësi kanë provuar se prioritet e kanë interesin personal dhe klanorë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat