Rrëfehet 27 vjeçari që mbeti në karrocë nga plumbi qorr, ka dhe një porosi për Kryeministrin

Politika

Rrëfehet 27 vjeçari që mbeti në karrocë nga plumbi qorr, ka dhe një porosi për Kryeministrin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 dhjetor 2017 Në ora: 10:12
Ramush Haradinaj

H. S 27 vjeçar nga Komuna e Lipjanit tash e sa vite ka mbetur i palëvizshëm në karrocë për shkak të një plumbi qorr, që e kishte goditur vite më parë. Ai, sot si asnjëherë më parë ndihet tepër bosh, pasi jeta e tij mori kaheje tjetër pikërisht në ditët më të mira.

Një plumb qorr, e kishte goditur duke e lënë të palëvizshëm dhe të pa aftë të punojë apo veprojë.

“Ka qenë një plumb qorr që më ka lenë në ketë gjendje. Nuk e di kush qysh si ka gjuajt ama kështu kam mbet unë për gjithë jetën”, ka filluar të flas djaloshi, i cili nuk është se dëshiron të komentoj shumë deklaratat skandaloze të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjuajtjen me armë e sheh si diçka normale dhe që është në traditën tonë”.

Rasti H.S.

“Jo normale, nuk është më gjuajt pa lidhje me armë dhe me marr në qafë dike, por nuk po dua të flas për fjalët që i ka thënë kryeministri. Ai mundet mi pas përshtypjet e veta, por unë them se asnjë njeri normal nuk duhet të gjuaj me armë dhe ta merr dike në qafë sikur që dikush më mori mu. Unë skam dashur asnjëherë të flas për ketë çështje para askujt as para mediave as para KFOR-it as askujt tjetër sepse unë jam pajtuar që ka qenë e shkruar të më ndodh, por ketë nuk ia dëshiroj askujt” ka thënë për Bota sot H.S nga rrethi i Lipjanit.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjuajtjen më armë e sheh si normale dhe që është në traditën tonë duke cituar kështu traditën kanunore ku në rast të gëzimit apo festes në familje mysafirët kanë festuar duke gjuajtur më armë ose duke dashur ta respektojnë të zotin e shtëpisë për t’ia bërë më madhështore gostinë familjare.

Për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Diasporës, Dardan Gashi, shefi i tij, Ramush Haradinaj, nuk ka kritika, pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke shkrepur armën në një aheng të organizuar nga zv/km Fatmir Limaj pas lirimit nga akuza në rastin MTPT.

Haradinaj, në një intervistë për televizion ka thënë se edhe ai vet ka shkrepur armë nëpër ahengje.

“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’... ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan. Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri. Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur. Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj... Çka të bësh... nuk është mirë... është shkelje ligjore sikur kur e tejkalon shpejtësinë me veturë, por ndodh kjo në Kosovë. Me Gashin nuk kam folur për këtë temë. Për mua nuk është kiamet kjo punë. Në ato fshatrat e tyre, nuk ke kë ta trembësh nëse gjuan me armë”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj propozon legalizimin e gjuajtjes me armë

Se në Kosovë përdoren armët në ahengje nuk është lajm i ri. Por, meqë përdorimi i tyre është traditë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka menduar ta propozojë legalizimin e gjuajtjes me armë në ahengje. Ai thekson se edhe nëse e kanë shkelur ligjin përdoruesit në këtë video, e që të gjithë janë zyrtarë të shtetit, nuk është bërë nami.

Armëmbajtja e paautorizuar, sipas nenit 374 të Kodit Penal, është e dënueshme me gjobë, e burgim deri në 5 vjet, kurse përdorimi i armëve, sipas nenit 375, përveç konfiskimit të armës, dënohet me burgim ndërmjet 1 e 8 vjet.

Në lidhje më deklaratat të cilat janë quajtur skandaloze të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj ka pasur mjaft reagime, duke kërkuar kështu që gjuajtja me armë të arkivohet dhe të mbetet vetëm si traditë e imponuar e kohëve të vështira.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në një postim të tij në rrjetin social facebook ka shkruar: Kryeministri i vendit sapo arsyetoj gjuajtjen me armë zjarri të një ministri të tij. Tha, “s’bëhet kiameti pse shkelet ligji|”. Çfarë shembulli i mjerë për qytetarët e vendit. Model i trishtë për Republikën.

“Traditat duhet arkivuar”

Kurse, ish deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa, po ashtu, ka deklaruar se traditat duhet arkivuar, pasi  gjuajtja më armë ka qenë imponim i kohëve të rënda për popullatën.

“Traditat duhet arkivuar! Gjuajtja me armë në ahengjet e ndryshme, është “traditë” e imponuar e kohëve të rënda për popullatën tonë. Kjo “traditë” u ndërtua për qëllimet e pushtetarëve që të kontrollojnë armët në duart e qytetarëve... Nuk është “traditë” që duhet mirëmbajtur tek ne shqiptarët, pra duhet arkivuar” ka thënë Mustafa.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se deklarata e Kryeministrit Haradinaj është skandaloze dhe e paparë në boten demokratike.

“Në çdo vend të botës se qytetëruar një veprim i tillë, siç është gjuajtja me armë të zyrtareve të qeverisë, përveç që do e dënonte edhe do përjashtonte nga qeveria. Por, një qeveri që udhëhiqet nga bandat s’mund të reagoj ndryshe pos përkrahjes për veprime antiligjore. Kjo deklaratë e Ramushit është skandaloze, e pamatur dhe e tmerrshme. Nuk ndodh që një kryeministër të nxit veprime kriminale, duke harruar se nga gjuajte të tilla shumë njerëz kanë mbetur invalidë” ka thënë ai.

Imazh i keq për Kosovën

Sipas Mehmetit një deklaratë e tillë duhet pasohet me dorëheqje dhe nëse nuk e benë ketë opozita të kërkoj një gjë të tillë.

Kurse, opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se është deklaratë që tregon mendësinë e vërtetë të këtyre njerëzve, primitivë dhe Jo humanë.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo deklaratë e kryeministrit për gjoja se është normale festa me alltia, përkon një mesazh të keq për qytetarët edhe përkundër që si pasojë e festave apo ahengjeve duke shti me armë ka pasur mbetur të vrarë e të plagosur nga kjo mënyrë e të festuarit. Nuk duhet harruar se manifestimet në ahengje të ndryshme në Kosovë, në të cilat është gjuajtur më armë kanë bërë gjiro nëpër botë duke u marre edhe mediat ndërkombëtare më këtë fenomen e që i kanë dhen një imazh të keq Kosovës Duke e paraqitur shoqërinë tonë si shoqëri primitive dhe fisnore”, ka thënë ai.

Haziri, ka shtuar se Kryeministri Haradinaj duhet ta kuptoj se Kosova ka nevojë për ndërtim dhe forcim të një shoqërie ku sundon rendi dhe ligji, me një emancipim të një shoqërie normaleje assesi të forcoj mentalitetin e cubave.

“Jo normale, nuk është më gjuajt pa lidhje me armë dhe me marr në qafë dike, por nuk po dua të flas për fjalët që i ka thënë kryeministri. Ai mundet mi pas përshtypjet e veta, por unë them se asnjë njeri normal nuk duhet të gjuaj me armë dhe ta merr dike në qafë sikur që dikush më mori mu. Unë skam dashur asnjëherë të flas për ketë çështje para askujt as para mediave as para KFOR-it as askujt tjetër sepse unë jam pajtuar që ka qenë e shkruar të më ndodh, por ketë nuk ia dëshiroj askujt” ka thënë për Bota sot H.S nga rrethi i Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat