“Thaçi duke qenë në fronin e presidentit, nuk i konvenon të zbres në popull për të kërkuar votëbesimin”

Politika

“Thaçi duke qenë në fronin e presidentit, nuk i konvenon të zbres në popull për të kërkuar votëbesimin”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 dhjetor 2017 Në ora: 22:41
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka “kërcënuar” duke thënë se skena politike do të mbetet pa të, nëse nuk ndryshohet ligji për zgjedhje që presidenti të zgjidhet nga populli ose me shumicë të thjeshtë në Kuvend.

Opozita e ka konsideruar lajm të mirë këtë deklaratë, ndërsa analistët politikë nuk i marrin për seriozisht deklaratat e tij.

Duke komentuar këtë deklaratë të Thaçit, analisti politik Skender Zogaj, ka thënë për “Bota sot” se ai njihet për deklarata të befasishme dhe mosrealizim të tyre.

“Hashim Thaçi është i mirënjohur për deklaratat e befasishme që i jep por edhe për mosrealizimin e tyre, në fakt të realizimit ndryshe nga ajo që e ka deklaruar. Prandaj, unë personalisht që kam ndjekur me vëmendje të përqendruar karrierën e Hashim Thaçit nga Bambuje e deri sot që është Presidenti i Kosovës, nuk i marr shumë seriozisht deklaratat e tij. Të këtillë e konsideroj edhe deklaratën për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e presidentit nga populli ose me shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës, e cila do të kishte qenë veprimi më i duhur dhe më i fatshëm për vendin, sepse do t'i mundësonte popullit të Kosovës që ta zgjidhte dhe ta kishte presidentin që e dëshiron”, ka pohuar Zogaj.

Image
Skender Zogaj

Ai nuk konsideron mosbesuese deklaratën e Thaçit, gjersa shton se kjo nuk është e favorshme për të.

“Nuk i besoj kësaj deklarate të Thaçit, sepse është ndërmarrje tepër serioze dhe jo shumë e favorshme për Hashim Thaçin, i cili duke qenë në fronin e presidentit, nuk i konvenon të zbres në popull për të kërkuar votëbesimin e tij. Por, sido qoftë, pavarësisht nga deklarata e Thaçit, çështja e ndryshimit të Ligjit për Presidentin është shumë e dëshiruar, sepse do t'i shkonte shumë demokracisë së shtetit të ri kosovar si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar, sepse i zgjedhur nga populli, Presidenti i Kosovës do të ishte faktor unifikues dhe reprezentues. Në rrethanat aktuale, nuk pres që ligji të ndryshoj!”, ka theksuar Zogaj.

Në konferencë e fundit me gazetarë, por edhe në fjalimin vjetor para deputetëve, presidenti Hashim Thaçi ka treguar se nuk ka hequr dorë nga reforma zgjedhore madje ka deklaruar se ajo do të përmbyllet në 60 ditët e para të 2018-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat