Gjykata Speciale dhe loja e rrezikshme kundër Kosovës

Politika

Gjykata Speciale dhe loja e rrezikshme kundër Kosovës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:47
Selia e Gjykates Speciale

Ngritja e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale duket se do të sjell edhe më shumë mjegull në spektrin politik e sidomos te ata që gjithmonë janë shprehë kundër kësaj gjykate. Rasti i fundit ku në Kuvendin e Republikës se Kosovës u mundua që të zhbëhet Gjykata speciale përmes një seance të jashtëzakonshme edhe një herë është parë se kjo gjykatë për shumë kënd është e pa dëshiruar dhe se ngritja e aktakuzave mund të sjell edhe jo stabilitet politik e të sigurisë në vend.

Deputeti nga Lëvizja vetëvendosje Sami Kurteshi ka thënë se krerët e institucioneve publike në Republikën e Kosovës, qofshin ata persona nga, PDK, LDK e pjesërisht edhe AAK, janë të zhytur në krime kundër popullit të Republikës së Kosovës tani e 18 vjet.

Image
Sami Kurteshi

Sipas tij, për  këtë ata do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë vendore.

“Kjo 'Gjykata Speciale'  është një dobiç i lojës së ndyrë të tyre dhe ndërkombëtarëve, të cilin tani nuk po dinë ku ta fshehin, sepse u ka mbetur në derë. Lëvizja Vetëvendosje me kohë ka bërë publike qëndrimet e veta dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura politike, të mbështetura edhe me aksione qytetare, kundër këtyre veprimeve antikombëtare, kundërshtetërore, kundër kushtetuese të partive politike në pushtet, të cilat e kanë sjell Kosovën dhe popullin e saj në këtë gjendje të mjerueshme politike, ekonomike e shoqërore”, ka thënë Kurteshi për “Bota sot”.

Sipas tij politikanët më shumë kanë frikë nga populli dhe një gjyqësor të fortë dhe i mirëfilltë vendor sesa nga gjykatat e tilla të huaja, të cilat kanë bërë kërdinë në Kosovë, tani e 18 vite.

“Prandaj këta, e urrejnë drejtësinë vendore, por jo atë ndërkombëtare, dëshmia është vetë kjo gjykatë, rrjedhimisht dhe e kanë shkatërruar tërësisht sistemin e drejtësisë vendore. Kjo “luftë” e tyre kundër Gjykatës Speciale me pro dhe kundër, është vetëm një lojë e tyre e rrezikshme kundër Kosovës dhe prandaj le të merren me të. Lëvizja Vetëvendosje! nuk është pjesë e kësaj loje”, ka përfunduar Kurteshi deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat