“Thaçi të jap dorëheqje para se të nxjerrët nga zyra e tij”

Politika

“Thaçi të jap dorëheqje para se të nxjerrët nga zyra e tij”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 dhjetor 2017 Në ora: 18:37
Presidenti Hashim Thaçi

Tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të premten e kaluar tregoi se presidenti i vendit e ka humbur legjitimitetin për të ndenjur në krye të këtij pozicioni, thonë analistë politik dhe përfaqësues të opozitës.

Sipas tyre, i pari i shtetit qëndron prapa iniciativës për anulimin e kësaj gjykatë, pasi që ai ka frik se mund të jetë vet subjekt i speciales.

Ata thonë se ky veprim i presidentit rrezikon edhe marrëdhëniet me Bashkësinë Ndërkombëtare, dhe për këtë ai duhet të dorëhiqet.

 “Presidenti nuk ka arritë definitivisht tëshndërrohet në figure uniteti. Tani edhe ka filluar të na i rrezikoj marrëdhëniet me miqtë e dëshmuarndërkombëtar. Përketë, edhe nëse ai nuk jep dorëheqje, populli dhe strukturat politike duhet ta nxjerrin nga ajo zyre”, thotë për “Bota sot”, anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Image
Bajram Gecaj

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se presidenti qëndron mbrapa tentimit për shfuqizimin e kësaj instance ndërkombëtare.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se Thaçi për të shpëtuar nga arrestimi, i ka detyruar deputetët të nënshkruajnë shfuqizimin e Speciales

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim, ndërsa Hashim Thaçi po. Prandaj, të njëjtit deputetë që i detyroi ta votojnë Gjykatën Speciale në mandatin e kaluar tash po i detyron ta shfuqizojnë vetëm Ligjin për këtë Gjykatë, në mënyrë që të shmang arrestimin eventual të tij. Hipokrizi se jo mahi!”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Por, në këtë subjekt politik nuk kanë dhënë një përgjigjke për gazetën “Bota sot” se a do të kërkojnë dorëheqjen e presidentit.

Analistët thonë se janë shumë arsye që presidenti duhet të dorëhiqet

Analisti Nexhat Haziri thotë se nata e 22 dhjetorit ka vulosur edhe fatin e presidentit Thaçi, pas tentativës së tij për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Image
Nexhat Haziri

Por ai përmend edhe veprime të tjera që sipas tij presidenti duhet të dorëhiqet.

“Nuk është vetëm ky veprim që Thaçi e bënë të pa denjët për të qenë edhe më tutje president i vendit. Janë edhe shumë aktivitet të tij që kanë rënë ndesh me kushtetutën e vendit dhe me pozicionin e tij si president i vendit, sidomos kur ai edhe në fushata zgjedhore ka ndihmuar dhe përkrahur një parti të caktuar politike, siç është PDK-ja, që dikur e ka udhëhequr edhe vetë, dhe më këtë ka dëshmuar se ai nuk është përfaqësues i unitetit të popullit e as si garant i funksionimit demokratik  të institucioneve të shtetit”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, i pari i vendit ka edhe një imazh të keq në sytë e ndërkombëtareve.

“Po ashtu z. Thaçi ka një imazh të rënduar edhe në rrafshin ndërkombëtar, e që një president i tillë nuk i duhet Kosovës, pasi e pengon në forcimin e shtetësisë dhe njohjes së sajë ndërkombëtar”, thotë ai.

“Pra, thënë shkurt, lista e arsyeve që Thaçi duhet të japë dorëheqje është shumë e gjatë, andaj sa me shpejtë që Thaçi të dorëhiqet aq më mirë do të jetë për Kosovën, qoftë në relacionin  e funksionimit demokratik të institucioneve po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar Kosova do të ketë një tretman dhe imazh pozitiv”, shtoi Haziri.

Tentimi për shfuqizimin e Speciales projekt i Thaçit

Kurse, analisti tjetër, LeonDhanaj thotë se tashmë janë shtuar kërkesat për dorëheqjen e presidentit.

“Thirrja, drejtuar Presidentit Thaçi për dorëheqje, tashmë ka nisur të shpeshtohet.Ajo ndodhë posaçërisht pas aksionit diverzant, të cilin unë e kam quajtur kamikaz, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, që si shumëçka, po del të jetë projekt i Thaçi”, thotëDuhanaj për “Bota sot”.

Image
Leon Duhanaj

“Është e vërtetë, se në një shoqëri normale, të bazuar mbi vlerat e qytetarisë dhe demokracisë, gabime të tilla nuk ndodhin fare, por edhe për shumë më të vogla, ofrohen dorëheqje”, thotë ai.

Sipas Duhanajt, në terminologjinë politike shqiptare, ky term është i panjohur.

“Këndej edhe përkundër thirrjeve, nuk mund të pritet ndonjë akt i tillë. Në fakt një akt i moralshëm i shumë politikanëve tanë, do ta ndryshonte komplet niminalisht skenën politike, pasi që shumë pak i kemi që nuk janë të zhytur në diçka, siç thotë një fjalë gjermane "Dreckamstecken", që në shqip ka domëtheniën si gomari në baltë.

Ai thotë se kjo ndikon në prishjen e imazhit të Kosovës.

“Përsa i përket Gjykatës Speciale, e kam thënë edhe atëherë tjera që ajo e zbehtë imazhin e një shteti normal dhe pasqyron dështimin institucional të Kosovës, para botës. Ndërsa dëmin  më të madh e solli Raporti "Dick Marty"”, thotë ai.

Sipas tij, këtë njollë tani  mund ta pastrojë vetëmkjo gjykatë.

Thaçi solli Gjykatën Speciale

Duhanaj thotë se është pikërisht presidenti ai që solli formimin e Gjykatës Speciale.

“Por, nëse pyetja shtrohet, kush e solli  punën deri tek formimi i kësaj gjykate? Atëherë do të thoja se është pikërisht Presidenti Thaçi, me shumë bashkëpunëtorë, të cilët në emër lirisë, nuk lanë gjë pa keqpërdorur duke kontrolluar gjithçka e më theks të veçantë drejtësinë”, thotë ai.

Kurse, tentativën për shfuqizimin e Speciales, ai e sheh si një veprim të menduar për të përfituar kohë ata që frikësohen nga specialja.

“Tani tentativa për ta shfuqizuar këtë Gjykatë, është akt kamikazësh, pasi që, kjo tashmë nuk  mund të ndodhë. E vetmja që mund të ndodhë është që kjo të na vijë, bashkë me Rezolutën 1245 nga KS i OKB-së. Me ç'rast disa njërëz do të përfitonin në kohë, por Kosova do të pësonte dëme të pariparueshme”, shtoi Duhanaj.

Thaçi nuk përmbush obligimet kushtetuese për një president

Image
Faton Abdullahu

Për ish-zëdhënësin  e Qeverisë Faton Abdullahu, presidenti i vendit nuk i përmbush obligimiet kushtetuese për të qenë në pozitën e të parit të vendit.

“Presidenti Thaçi në përpjekjen e tij për ta përmbushur njërin nga obligimet kushtetuese, pra për të qenë faktor unifikues, mundohet të krijoj balance, por fatkeqësisht ato anojnë dikriminueshëm kah pushtetarët aktual dhe grupet e ndryshme të interesit që i kanë shërbyer atij. Trysnia e të gjithë këtyre bashkë kundër presidentit aktual bëhet në stilin " ne të ndihmuam dikur na ndihmo t’i tash ose...", thotë Abdullahu për “Bota sot”.

Ai thotë se gjasat janë të vogla që presidenti ta përmbush dimensionin krucial të punës së tij, faktorin unifikues.

“Vlerësuar nga ky këndvështrim na del se ai në pamundësi që ta përmbush këtë vlerë morale, politike dhe juridike, bëhet jo i duhuri dhe as i përshtatshëm për të marrë në dorë timonin e dialogut me Serbinë. Është bërë shumë i njëanshëm për të qenë unifikues për palën tonë në këtë dialog,  është bërë shumë i paparashikueshëm për të qenë krejt i besueshëm dhe është bërë shumë i kapur nga lloji i tij, prandaj e ka të pamundur të jetë kooperativ me ata faktor ndërkombëtar që na e dojnë të mirën e pa të cilët dialogu me Serbinë nuk mund të jetë profitabil për vendin tonë”, thotë më tej ai.

Abdullahu thotë se edhe bisedimet me Serbinë nuk duhet të lihen në duart e Tahcit.

“Dialogu me Serbinë është punë shumë serioze që t'i lihet në duar të presidentit të cilit gjithnjë e më shumë po i mungon dimensioni unifikues. Hashim Thaçi i djeshëm vetë nuk do të lejonte që Hashim Thaçi i sotëm t'i printe dialogut me Serbinë. Këto dhe të tjera si këto mangësi që unë i ceka do të tinglloni shumë më bindshëm sikur opozita aktuale në punën e saj të ishte më unike dhe më aktive. Por ajo nuk është e tillë, sa për faktin se shumë kohë dhe energji politike morrën zgjedhjet lokale, aq edhe për faktin se ka një atrofi në punën e VV në këtë drejtim për shkak të problemeve të brendshme”, shtoi Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat