Haradinaj i quajti “qyqana”, deputetët e LDK-së i kundërpërgjigjen ashpër

Politika

Haradinaj i quajti “qyqana”, deputetët e LDK-së i kundërpërgjigjen ashpër

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:49
Ramush Haradinaj

“Qyqar është vet kryeministri Ramush Haradinaj që po ik prej temave të mëdha, e jo deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Kështu thotë deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi në një prononcim për “Bota sot”, pas deklaratës së kryeministrit Haradinaj, ku i quan “qyqana” deputetët e LDK-së dhe i fajëson ata për vonesë për procedimin e demarkacionit në kuvend.

Ajo thotë se është Haradinaj ai që nuk po ka guxim që të përballohet me temat e mëdha.

Image
Lirije Kajtazi

“Qyqarllaku i kryeministrit po shihet sa i përket çështjeve madhore. Ai po ik prej temave të mëdha, siç ishte tërheqja për aplikim në INTERPOL dhe në UNESCO. Për demarkacion ai po i bën këto ojnat duke u munduar të fajësojë LDK-në për vonesa”, thotë Kajtazi për “Bota sot”.

Deputetja thotë se pa përfundim të demarkacionit, Kosova nuk mund të pretendojë në bërjen e shtetësisë së Kosovës.

“Tjetër është ai që përmes asaj kauzës të rrejshme që e pati ngrit për demarkim të kufirit, ndërkohë që LDK-ja është e vetëdijshme se nuk ka përfundim të subjektivitetit shtetëror pa përcaktim të kufijve”, thotë më tej ajo.

Sipas saj, lideri i AAK-së po mundohet të shfajësohet duke u marr me deputetët e LDK-së.

“Një nga mjerimet e Haradinajt është edhe marrja e tij me deputetët e LDK-së, edhe me vet LDK-në ndërkohë që po harron se është vendi ku ai po shkon për t’i shpërlarë mëkatet e veta. Pra, ai po shkon tek familja e presidentit Rugova dhe po flet për vlerat që ka bartë Rugovizimi dhe LDK-ja”, tha ajo.

Ajo shtoi se është kollaj për Haradinajn që t’i blen pronat e Gllogjanit, po me shtet ai duhet të sillet ndryshe.

Image
Haxhi Avdyli

Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Haxhi Avdyli ai shprehet kritik sa i përket deklaratës së Haradinajt.

“Kryeministri Ramush Haradinaj me sjelljet e tij po i bien sikur e ka humbur rrugën në oborr të vet, edhe pse nuk po i njeh procedurat si shkojnë. Është e vërtetë se Kuvendi ka shkuar në pushim deri në mes të janarit dhe e vërteta është se Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme që udhëhiqet nga Vjosa Osmani është i përbërë nga të gjitha partitë, dhe që kështu që ai komision nuk është Vjosa Osman dhe as një emër të veçantë të LDK-së, por aty janë të gjitha partitë që e kanë marr atë demarkacion”, tha Avdyli për “Bota sot”.

Sipas tij, Haradiaj nga një njeri që ka humbur rrugën në oborrin e vet, dhe nuk ka po din ta gjen rrugën, ai tani po mundohet që të gjej fajtorë të cilët shpesh herë po i cek deputetët e Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Deputet e LDK-së janë duke luajtur rolin e vet në mënyrë sa më të mirë të mundshme, kurse Ramush Haradinaj politikën e ka bërë një folklor dhe tallava politik ku nuk ka një plan kah do ta çon Kosovën, por si duket ai po dëshiron që t’i shfrytëzoj këto ditë të qëndruarit edhe pak javë apo pak muaj që i kanë mbetur si kryeministër që po mundohet t’i shfrytëzojë për përfitime të veta maksimale dhe të grupit të tij, klanit të tij, duke i rritur rrogat, duke shpenzuar të mirat e pushtetit se po e sheh se ditët e tij si kryeministër janë të numëruara”, thotë me tej Avdyli.

Avdyli ka hedhur poshtë deklaratën e Haradinajt, i cili ka thënë se deputetët e LDK-së që vijnë nga zona e Dukagjinit do të votojnë kundër versionit aktual të demarkacionit.

“Ramushi nuk është ai i cili na përcakton neve se si do të votojmë për çështjen e demarkacionit. Deputetët tanë do të votojnë ashtu siç thotë LDK-ja pa marrë parasysh se a jemi të Dukagjinit, të Llapit apo të Prizrenit. Ne do të votojmë ashtu siç vendos LDK-ja, e jo si qysh mendon Ramush Haradinaj”, shtoi Avdyli.

Ndryshe qeveria Haradinaj përmes një vendim ka proceduar në kuvend marrëveshjen për demarkacionin, që për kryeministrin Haradinaj është e dëmshme për Kosovën.

Për kryeministrin Ramush Haradinaj, çështja e Demarkacionit do të zgjidhet brenda pak kohe, dhe fajtorë për vonesën e tij i ka bërë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilët po thotë se janë qyqana dhe frikësohen për shumëçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat