Qeverisja Haradinaj tensionoi raportet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar

Politika

Qeverisja Haradinaj tensionoi raportet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 29 dhjetor 2017 Në ora: 19:21
Lumir Abdixhiku

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LDK-së, i`u shtuan në Kuvendin e Kosovës edhe deputetë të rinj. Njëri nga ta, është edhe Deputeti Lumir Abdixhiku, i cili në një intervistë për gazetën “Bota sot”, tregon se në këto zgjedhje ka gjetur një LDK me potencial të madh përparimi dhe me gatishmëri për të bërë këtë përparim.  Për Abdixhikun, nëse qeverisja e parë e Haradinajt mbahej mend për 100 ditët e famshme të saj, kjo e fundit do të mbahet mend për 100 zëvendësministrat e saj. Ai potencon se të drejtën për rrëzimin e qeverisë do ta ushtrojnë në momentin më të mirë.  Po ashtu, mund të lexoni detaje nga jeta e përditshme e deputetit Abdixhiku.

“Bota sot”: Në maj të vitit 2017-të, iu bashkuat edhe zyrtarisht LDK-së, mund të na tregoni se në çfarë gjendje ishte LDK-ja, dhe si është tani?

Lumir Abdixhiku: Unë kam gjetur një LDK me një ambient jashtëzakonisht mikpritës për ide të reja. Kam gjetur një LDK me njerëz të afërt, profesionist, me vullnet të mirë për të dërguar përpara idenë e Lidhjes sonë. Kam gjetur një LDK me potencial të madh përparimi dhe me gatishmëri për të bërë këtë përparim. Për mua vullneti i tillë ka qenë pasuria më e madhe politike e LDK-së në atë kohë. Besoj që nga atëherë kemi arritur mjaftueshëm të shfrytëzojmë këtë potencial dhe para qytetarëve të shpërfaqemi si alternativa e vetme serioze e normale politike në vend. Natyrisht se na presin ende punë, por përderisa mirëmbajmë një ambient të tillë pune, do të përmirësojmë vetën dhe më shumë.

“Bota sot”: Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit doli si partia më e madhe në vend, a ishte “Brezi Republikës” çelësi i këtij suksesi?

Lumir Abdixhiku: Unë besoj se çelësi i suksesit është unifikimi dhe koordinimi i gjithë brezave në LDK; i atyre që kanë kontribuar me vite të tëra në LDK, i të rinjve e të rejave po ashtu. Ne kemi arritur të gjejmë gjuhë të përbashkët; që diferencat e mendimeve t’i trajtojmë brenda LDK-së, e në publik të mbajmë qëndrim unifikues. Ne kemi arritur të artikulojmë idetë më të mira, t’i zgjedhim kandidatët më të mirë – dhe kështu të marrim numrin më të madh të komunave, e të marrim më së shumti vota në nivel vendi. Përderisa LDK-ja është e bashkuar dhe vepron si një, nuk do të ketë asnjëherë konkurrencë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin ekskluziv të gazetës “Bota sot”, nga e premtja në Kosovë dhe nga e shtuna në Diasporë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat