PDK me lojë dyfytyrëshe për Gjykatën Speciale - Bota Sot
PDK me lojë dyfytyrëshe për Gjykatën Speciale

Politika

E mërkurë, 25 prill 2018

PDK me lojë dyfytyrëshe për Gjykatën Speciale

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 3 janar 2018 Në ora: 21:25
Selia e Gjykatës Speciale

“Besoj se Partia Demokratike e Kosovës po luan me lojën e dyfytyrësisë, duke u munduar të mbajë në ekuilibër elektoratin e saj që në të dyja rastet të dalë më pak e dëmtuar. Deklarata e z.Halitit është pjesë e lojës së PDK-së, e cila po mundohet që topin e lojës ta hedhë tek Ramushi duke fajësuar atë dhe eventualisht VV nëse ligji për Gjykatën Speciale nuk kalon, nëse kalon t'i hedhë fajin LDK-së, pra në të dyja rastet mundohet të dalë e padëmtuar. Gjithsesi nuk besoj se këto deklarata janë të papritura, në fakt tregojnë fytyrën e vërtetë të PDK-së”, ka pohuar Faton Mehmeti.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka konsideruar të vështirë iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatë Speciale.

Ai ka treguar se para se të themelohej Kosova ka bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët i kanë ndarë 300 milionë euro.

“Shfuqizimi i Speciales nuk është proces i lehtë. Ne si shtet kemi një marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët kanë ndarë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale. Sa e di unë, edhe SHBA-ja ka ndarë një pjesë të mjeteve për Gjykatën. Së treti, Kosova ka bërë një marrëveshje me Holandën sa i përket kësaj çështjeje dhe ky shtet i BE-së e ka miratuar marrëveshjen. Nuk është e lehtë që ne të ndërmarrim hapa, të cilët i prishin gjithë këto marrëveshje”, ka bërë të ditur Haliti në një intervistë për mediat vendore.

Gjersa, Kuvendi  i Kosovës është në pushim dimëror deri në javën e tretë të muajit janar, deputetët të cilët kanë dhënë nënshkrimet e tyre nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.

Deputeti Nait Hasani, i cili është edhe një ndër nënshkruesit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka pohuar se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa për mbajtjen e seancës së Kuvendit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test