Duket se demarkacioni dhe shumë probleme tjera e lodhën aq shumë Ramush Haradinajn, sa që natën e ndërrimit të moteve e kaloi në njërin nga hotelet më të shtrenjta në Botë.
Kryeministri i shtetit më të varfër në Evropë-Kosovës, zgjodhi hotelin “Carlton” në Sant Moritz të Zvicrës, që është fshati më i vjetër turistik në botë, për t`i kaluar pushimet dimërore.
Aty kryeministri i Kosovës së bashku me bashkëshorten e tij Anitën, tre fëmijët dhe djalin e vëllait të tij Davidin, qëndroi që nga 25 Dhjetori deri me datën 03 Janar.
Një natë qëndrimi në hotelin superiorë me 5 Yje në Zvicër, më 31 Dhjetor ka kushtuar hiq me pak se 5 mijë e 500 Franga, ndërsa fëmijët e kryeministrit kanë qëndruar në një suite Komode të quajtur “Cezar” me hapësirë 160 m2 me çmim 5.100.00 Franga.
Kjo suite ka pamje panoramike mbi Liqenin e Shën Moritz dhe Alpeve Zvicerane dhe banjo me përbërje mermerë e granit.
Në kohën e pushimeve të vitit të ri, çmimi i kësaj suitë ka qenë 40 mijë e 600 franga, për gjithsej 9 ditë sa ka qëndruar kryeministri.
Kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë, andaj po e shijon luksin dhe shfrenimin. Kështu vlerësojnë deputetë të opozitës dhe njohës të rrethanave politike në vend.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike ne Kosovë, që nga marrja e mandatit janë absurditet.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën kombëtare “Bota sot”)