“Refuzimi i vizës, shuplakë nga SHBA-ja për ta këndellur Ramushin”

Politika

“Refuzimi i vizës, shuplakë nga SHBA-ja për ta këndellur Ramushin”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 janar 2018 Në ora: 14:07
Ramush Haradinaj

Gjatë së shtunës mbrëma është bërë publik lajmi për refuzimin e vizës për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Shtet e Bashkuara të Amerikës, në të cilin thuhej se ai kishte planifikuar që të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” që mbahet me katër 4 shkurt mbahet në Uashington. Por, nuk vonoj shumë, kryeministri Haradinaj ka reaguar  duke thënë se  janë ende në procedurë për vizë.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Image
Faton Mehmeti

Megjithatë, analisti politik, Faton Mehmeti ka thënë se refuzimi eventual i vizës për kryeministrin është lajm i keq për vendin dhe se nënkuptohet se është i padëshiruar për SHBA-t.

“Refuzimi i vizës për kryeministrin Haradinaj është lajm i keq për vendin, si pasoje e acarimit të raporteve të qeverisë me SHBA. Kjo nënkupton se Haradinaj më nuk është palë e besuar nga SHBA dhe person i padëshiruar, dhe rrjedhimisht i rrezikshëm për sigurinë e SHBA”, ka deklaruar Mehemti për “Bota sot”.

Sipas tij, arsyeja pse është për këtë refuzim ka të bëjë me përpjekjen për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale dhe kundërshtimi për demarkacionin me Malin e zi.

“Besoj se shkas për refuzimin është përpjekja për shfuqizim të Gjykatës Speciale dhe kundërshtimi për demarkacionin, të cilat janë thelbësore për vendin për të cilin SHBA ka dhënë shumë kontribute. Bllokimi i Gjykatës Speciale dhe demarkacioni do konsiderohet edhe dështim për vetë SHBA, për gjithë fondet e dhëna dhe investimin e saj. Andaj SHBA i dha shuplake Ramushit për ta këndellur, pasi me qëndrimet e tija po rrezikon të ardhmen e Kosovës dhe politikat strategjike amerikane”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat