OVL e UÇK-së nuk ndalet, tregojnë se çfarë presin nga Kuvendi i Kosovës

Politika

OVL e UÇK-së nuk ndalet, tregojnë se çfarë presin nga Kuvendi i Kosovës

Nga Më 9 janar 2018 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, 43 deputetë kishin kërkuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte ftuar Kryesinë e Kuvendit dhe Shefat e Grupeve Parlamentare për takim menjëhershëm, por për shkak të mungesës së kuorumit kishte dështuar të mbahej kjo seancë, përcjell "Bota sot".

Por lidhur me këtë çështjen e thirrjes së një senace të re nga  Organizata e Veteranëve të UÇK-së, presin që menjëherë pasi të fillojë punën Kuvendi i Kosovës, të thirret edhe një herë seanca e jashtëzakonshme për ndryshimin e këtij ligji.

Image
Faton Klinaku

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është detyrim kushtetues të thirret seanca e jashtëzakonshme kur e nënshkruajnë 1/3 e deputetëve.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pret që sapo të filloj punën Kuvendi i Kosovës të thirret seanca e jashtëzakonshme, sepse është detyrim kushtetues kur e nënshkruajnë 1/3 e deputetëve të Parlamentit të Kosovës”, tha Klinaku për “Bota sot”.

Klinaku ka kërkuar që partitë politike mos të bëjnë fushatë elektorale me Specialen.

“Ne presim nga partitë politike që të mos bëjnë fushatë elektorale, por ta kenë parasysh se në Kosovë agresori ka qenë Serbia dhe serbët dhe nuk po gjykohen nga askush”, përfundoi Faton Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat